Basha 'bind' pensionistët: S'erdha për propagandë se fitoren e kam të sigurt! Rama kalon kohën në 'facebook' duke sulmuar opozitën, urgjentisht të zgjidhë qesen për shqiptarët (VIDEO)

Me një lutje për të ruajtur shëndetin e ka nisur fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me pensionistët në njësinë nr.4 në Tiranë. Por as në këtë takim nuk kanë munguar sulmet për kryeministrin Edi Rama, për të cilin ka thënë se e kalon kohën në "facebook" duke sulmuar opozitën e duke u marrë me gjëra që i shërbejnë vetëm atij.

Teksa theksoi se nuk ka shkuar aty për propagndë, i bindur Basha tha se me 25 prill fitoren e ka të sigurt. Në fund e ka mbyllur fjalën me një ultimatum ndaj kryeministrit ku i thotë që të "zgjidhë qesen" për shqiptarët.

"Kemi një kryeministër që nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve. E kalon gjithë kohën në instagram dhe facebook duke publikuar foto  e duke sulmuar opozitën, ndërkohë paratë i çon te oligarkët. Në vend që të merret me gjëra që ndihmojnë njerëzit por merret me gjëra që ndihmojnë veten e tij. ska as kohë dhe as para për të ndihmuar njerëzit që vuajnë. Mundësitë e shteit ekzistojnë po të jetë një qeveri e përgjegjshme. Si ka mundësi që njerëzit me të ardhura të ulëta ti lësh në rrugë. Nuk kam ardhur për propagandë, se zgjedhjet do të vijnë e më 25 prill ne do fitojmë e do e shërojmë Shqipërinë, por sa njerëz do paguajnë me jetë papërgjegjshmërine e një kryeministri që rri në Instagram e facebook.

Me këto ritme, të gjitha spitalet covid po mbushen plot. Sa medikamente ka marr masa qeveria, c’po ndodh me faturat e kripura? Po të tjerët, shumë raste nuk po marrin dot trajtimin e duhur. Nuk janë marrë masat. ka patur një vit kohë të përgatitet. I dhamë një plan me 5 pika. me eksperët tanë për të dalë nga situate. E kalon ditën me barsaleta ndërsa njerëzit nuk kanë para të blejnë ilacet. Sot këtë takim e nis me një lutje bëni gjithcka të mbroni shëndetin tuaj. Qeveria s’po mbron askënd. E kalon kokën duke sulmuar opozitën e duke transferuar paratë e shqiptarëve te miqtë e vet. Shqipëria e ka mundësitë për një mbështetje minimale. Ka nevojë biznesi i vogël mos mbyllet, shëndetësia ka nevojë, mjekët. Paratë ekzistojnë, t’jua japë njerëzve në nevojë, duke nisur me pensionistët", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Basha ultimatum Ramës: Urgjentisht zgjidhe qesen për shqiptarët, jo për oligarkët! Edhe sa jetë duhet të humbasin nga Covid, merr masa

Kreu i PD Lulzim Basha i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të "zgjidhë qesen" për shqiptarët. Këtu e kishte fjalën për mbështetjen me situatën e Covid.

"Urgjentisht dhe pa vonese ta zgjidhe qesen per shqiptarët dhe jo për miqte e vete. Paketën e rimbursimit per ilaçet që marrin të sëmurët me Covid. duht të rimbursohet. Maska desinfektatë, ne kemi kërkuar shtesa për pensionistët. Të merren urgjentish masat sepse me këto ritme infeksionesh nuk ka dhe sdo ketë më rrugë zgjidhje. E gjithë vëmendja e shteti dhe buzheti duhet të jetë i fokusuar për të larguar këtë të keqe. Këto jetë që po humbim për shkak të pakujdesisë dhe mbingopjes është i  Edi Ramën.

Mbajeni mendu në dal të ndihmoj njerëzit ai do dalë të sulmojë opozitën dhe do tallet, por po tallet me shendetin e njerëzve, dhe kjo kushton shëndet dhe ekonominë. Edhe sa jetë duhet të humbin,  edhe sa duhet të ngelen shtrirë trotuareve sapo autoambulancave sepse ska shtretër në spitale.

Duhet urgjent ti japim fund kësaj, e kam ngritur dhe do ta ngre zërin përditë, në emër të mjekëve dhe të bizneseve të vogla. Nga 25 prilli do largojmë të keqen", tha Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 07/11/2020 03:24

    E gjithe Bota po i mbyll pensionistet ne shtepi Luli i nxjerr ne miting.

    Përgjigju
  • Taras xhaxhi: 06/11/2020 15:17

    Bravo lylo..,tani e more vesh qe ka virus....se mona vazhdon.....ik o pocaqi..,.leri oligarket se dhe ata jan miqt e tu po ke vjedhur shum ....hidhi ato lek per keta dhe boll me vila.....dhe sa per 25 prillin populli voton per pun mbaruarit jo dhjeraniket qe nuk din te bejn asnje pun...

    Përgjigju
  • Pencionisti: 06/11/2020 14:23

    Natyrisht fitoren o Bashe e ke te sigurte por edhe ne keto veglat tona me ty do i kemi me te sigurta per pune

    Përgjigju
    • Haha: 06/11/2020 15:17

      Hahahahahahahahaha rrofsh o oencionist qe ja u ngre shokeve

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin