Kërkoi mbylljen e tyre për kaq kohë, Basha ndryshon qëndrim: Qeveria nuk i mbështet, po u shton kostot duke i shtyrë drejt mbylljes

Kërkoi mbylljen e tyre për kaq kohë, Basha ndryshon qëndrim: Qeveria nuk i mbështet, po u shton kostot duke i shtyrë drejt mbylljes

Lulzim Basha me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndryshuar qëndrim në lidhje me mbylljen e fasonerive. Pasi kërkoi për kaq shumë kohë mbylljen e tyre si vatër e rrezikshme për infektimin, Basha sot ka ndryshuar qëndrim duke akuzuar qeverinë se në vend që të mbështes fasonët në këtë periudhë të vështirë që po përballen me rënien e prodhimit dhe mungesën e likuiditeti për pagesat e punonjësve, po i shtyn ato drejt mbylljes dhe lënies pa punë të 70 mijë punonjësve. Ndërkohë që qeveria i ka lënë në punë fasonët dhe gjithçka që ka kërkuar janë respektimi i distancimi social mes punonjësve dhe kushtet higjieno-sanitare në punë.

Basha gjatë një bisede me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, Gjergji Gjika dhe Florian Zekja, shprehet se qeveri po u shton kostot fasonerive duke i rrezikuar mbijetesën. Sipas kryedemokratit qeveria në vend që t'i mbështesë financiarisht, po shpenzon taksat e qytetarëve me koncesione dhe i shpërdoron në mënyrë korruptive.

"Fasonët po përballen me probleme, nga rënia e prodhimit dhe e shitjeve tek mungesa e likuiditetit për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e punonjësve. Në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, qeveria ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve. Me “protokollin e kuq” krejtësisht të pazbatueshëm, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për ti mbështetur financiarisht punonjësit e tyre. Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht. Është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre. Ndërkohë që qeveria vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të paguajë miliona për koncesionet, rritja e papunësisë po kthehet në një plagë edhe më të rëndë, dhe varfëria po thellohet frikshëm. Paratë e taksave të shqiptarëve sot duhet të shkojnë të gjitha në ndihmë të njerëzve dhe të ekonomisë. Njerëzit meritojnë mbështetjen e munguar ekonomike, biznesi sot ka nevojë për mbështetje, ekonomia ka nevojë për frymëmarrje dhe likuiditet, ndërsa qeveria e ka për DETYRË t’ju garantojë atyre ndihmën financiare që ju takon', shkruan Basha në facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bato: 03/05/2020 12:27

    Ai nuk mban mend c'hengri mbreme, te mbaj mend ç'tha para 1 muaj! Hahaha

    Përgjigju
  • Behar: 29/04/2020 23:48

    Luli,eshte rangu Kujtim Gjuzit dhe Nard Ndokes.Mjere shqiptaret.

    Përgjigju
  • O tej: 29/04/2020 22:14

    Mire e ke si genje per oren cthote sot harron neser 7x7=42

    Përgjigju
  • Ben: 29/04/2020 21:27

    Hahaha.Ky eshte gjynof qe ha buken si kryetar i PD-ës.Ky se ka problem qe ç'thote sot nuk thote neser.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë