Basha:Me Ramën s’ka dritë në fund 
​të tunelit, përkeqësim në çdo drejtim

Basha:Me Ramën s’ka dritë në fund <br />​të tunelit, përkeqësim në çdo drejtim
ELBASAN - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi dje nga Elbasani ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së se deri tani ka përkeqësim në rend, në siguri, ekonomi duke mos pasur dritë në fund të tunelit

Mungesa e shpresës me këtë mazhorancë, tha zoti Basha, është togfjalëshi që po shoqëron sot të gjithë shoqërinë. Kryetari i PD-së theksoi se situata e rëndë ekonomike, pasiguria për jetën dhe pronën, cenimi i standardeve demokratike është ajo që ofron mazhoranca sot, larg propagandës.
 
 
“Përkeqësim në rend, përkeqësim në siguri, përkeqësim në ekonomi, mekje, ngricë, asnjë dritë në fund të tunelit. Mungesa e shpresës është togfjalëshi më i shpeshtë në gojën e të rinjve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Ku sipërmarrja është në goditje të vazhdueshme të taksave më të larta dhe të pasigurisë ligjore, ndjehet në kufijtë e mbijetesës dhe të falimentimit dhe po derdh në rrugë të papunë çdo ditë ku numri i vrasjeve, i tentativave për vrasje, i grabitjeve, i sulmeve kundër jetës dhe pronës së qytetarëve është rritur muaj për muaj krahasuar me muajt pararendës të vitit 2013, vit i vështirë sepse ishte vit elektoral”, -tha Basha.
 
Gjatë takimit në Elbasan Basha ka theksuar se emërimeve në poste drejtuese të elementëve me precedent kriminal,  demokratët duhet t’u përgjigjen duke zgjedhur në postet drejtuese më të mirët dhe më të përkushtuarit.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme