Basha me tren nga Edinburgh në
Londër, PD: Ja si qëndron e vërteta

Basha me tren nga Edinburgh në<br />Londër, PD: Ja si qëndron e vërteta<br /><br>
Ditën e djeshme deputeti i PS-së Taulant Balla postoi në profilin e tij në “Facebook” foto që tregonte udhëtimin e Lulzim Bashës nga Edinburghu i Skocisë në drejtim të Londrës, me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Deputeti socialist pretendoi edhe gjatë seancës së Kuvendit se Basha ka ndaluar në kryeqytetin skocez, vendin ku sipas tij PD ka paguar paratë e lobimit në SHBA përmes një kompanie off-shore e regjistruar pikërisht në Edinburgh. 

Pas lajmit të publikuar edhe nga mediat, ka reaguar PD duke sqaruar se Basha ka qenë duke udhëtuar në metronë Londër-Aeroport dhe jo me tren nga Edinburgu në drejtim të Londrës. "E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike. Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve", thuhet në reagimin e PD.

Reagimi i plotë i PD:

Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer. Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla. Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj.

E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike. Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.

a
(Fotoja ku pretendohet se Basha udhëton nga Edinburgh në Londër)

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan