Basha mesazh urimi në 30-vjetorin e LDK-së, kujton ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova: Do të gjeni përherë mbështetje tek ne

Basha mesazh urimi në 30-vjetorin e LDK-së, kujton ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova: Do të gjeni përherë mbështetje tek ne

Lulzim Basha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një urim për 30-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kujtuar edhe ish-presidentin e Ibrahim Rugova. Basha thotë ata do të gjejnë gjithmonë mbështetjen vëllazërore tek Partia Demokratike e Shqipërisë, pasi me bashkimin e forcave, vizionit dhe vullneteve do të përmbushen me sukses shërbimi në të mirë të interesave kombëtare.

"Tek Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur, sovrane dhe të zhvilluar.

Sot në këtë 30 vjetor të themelimit, personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dua nga zemra ti uroj mbarësi e suksese simotrës tonë Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtuesve dhe mbështetësve të saj.

LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci.

Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK. Historia e LDK është histori e krenarisë së Kosovës, është pjesë e krenarisë kombëtare.

Veçanërisht në këtë ditë, është çasti të kujtojmë me nderim themeluesin e LDK, udhëheqësin e shpirtit të Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rrugova, si shembull largpamësie, emancipimi, kurajo dhe qëndrese.

Drejtuesve të LDK bashkë me urimin, dua t'i garantojë se te Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen  vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe të zhvilluar.

Sfidat i kemi përpara por bashkimi i forcave, vizionit dhe vullneteve tona, do të bëjë të mundur ti përmbushim me sukses ato në shërbimin më të mirë  të interesave tona kombëtare.

Gëzuar 30 vjetorin të dashur vëllezër dhe motra të LDK!

Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë, dhe shqiptarët kudo ku janë!", shkruan Basha.

1577095456_RUGOVA.jpg

Ibrahim Rrugova

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LYL SHAL NGJITI: 23/12/2019 12:46

    O lyl shal ngjitmi kriminel hajdut zari i qenit kak malok salheut. Po ju i vrat Kosovarët duke i dhën armë e naft Sërbit. Po ça kujton gi se njerzit jan bagëti e nuk i din krimet e tua e të babës tat KAK berishës. Çdo gjë në ktë jet lahet o mut muti 400 brezash.

    Përgjigju
  • edi: 23/12/2019 11:33

    Oh je Lulushi i dajes dhec cuni i Berishes Turpi per ju quhet Krenari Berisha ,Meta dhe ti Lulush shitet Nafte dhe Arme tek Milloshevic qe te vriste Trimat e U.C.K-se sot i beni Rugoves perkedhelje Ju jeni malesoret prane tyre dhe keni bere gjemen ne ate vend . Llafet i merr era Lulush ,por provat jane deshmi brez pas brezi . Sot flisni si miq te Kosovareve Ti pushti i Dibres Berisha plaku dobic i Tropojes dhe Meta kollovari i juaj trim si Mic Sokoli ,Vojo Kushi dhe Qemal Stafa Crendesi ka keni a jo Turp shko hajeni atje ku do gjeni rehatine me te madhe te jetes tuaj te NDYRE

    Përgjigju
  • F-35: 23/12/2019 11:20

    Lul, thuhet se LDK eshte krijese e UDB-se. Ne themel te programit te saj ishte bashkim-vllazerimi brenda Federates Jugosllave. Mos na hap barkun me kontributin per "clirim kombetare" te LDK-se. Propaganda eshte nje gje, ndersa faktet historike nje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar