ELBASAN – Kreu demokrat Lulzim Basha ka nisur organizimin e protestës së 23 majit duke shkuar rreth më rreth të vendit për të sensibilizuar qytetarët.

Sot në Elbasan, si dje në Lushnje, Basha ka mbeledhur demokratët me thirrjen se “duhet të shpëtojmë fëmijët tanë nga karteli i drogës."

Sot, fakti i rrëzimit të avionit,”- deklaroi ai, - “dëshmon qartë për kapjen e shtetit nga droga që po transportohet nga toka, deti dhe ajri.

Kjo gjë kërcënon Shqipërinë ne disa fronte, pasi ku ka drogë, ka armë, ka vrasje.

Karteli i drogës që po kanos Shqipërinë, e ka kthyer në “autostradë të drogës”; vetëm në pak ditë u kap një sasi e konsideruar droge në Gjermani, Greqi dhe Italia.

Imazhi i vendit është dëmtuar dhe kjo është arsyeja që populli i bashkohet opozitës për të shpëtuar vendin,”- tha ai.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)