Kryedemokrati Basha foli dhe për grevën e naftëtarëve për të cilët tha se duhet një ndërhyrje e menjëhershme nga qeveria. Ai tha se ata janë gënjyer nga Rama dhe partnerët e tij në atë që e quan zhvatje.
"Unë i qëndroj asaj çfarë kam thënë gjatë vizitës time. Ata janë gënjyer nga Rama dhe partnerët e tij në këtë zhvatje. Zgjidhja e këtij problemit është krejtësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër që nuk është pjesë e aferave korruptive me rafinerinë dhe naftën. Prioritetet janë të qarta. Heqja e taksës mbi karburantet. Rikthimi në arkën e shtetit e një shume prej 50 mln euro në vit nga evazioni që i bëhet në ky sektor. Nafta të prodhojë të mirë për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për një grup njerëzish" - tha Basha.
Lajmi kryesor:
'S'kam dëgjuar për planin me 5 pika', Basha: E besoj se Rama nuk dëgjon askënd, as për problemet e shqiptarëve! Iu garantoj se do ketë përgjegjësi penale! (VIDEO)











