'S'kam dëgjuar për planin me 5 pika', Basha: E besoj se Rama nuk dëgjon askënd, as për problemet e shqiptarëve! Iu garantoj se do ketë përgjegjësi penale! (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit shpërfilli planin e tij të rimëkëmbjes me 5 pika, duke thënë se nuk e ka dëgjuar.

Basha tha se e beson që Rama nuk e ka dëgjuar këtë plan, pasi sipas tij ai nuk dëgjon as njerëzit dhe as biznesin. "Njerëzit nuk marrin asnjë ndihmë dhe asnjë reagim nga shteti. Kemi të dhëna të tjera tronditëse që tregojnë se situata është e vështirë. Shëndetësia është në kufijtë e kolapsit ndërsa stafi mjekësor ka arritur kulmin.

Siguria e fëmijëve dhe e mësuesve është në mëshirë të fatit, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të korigjuar problemet e mëdha që nga furnizimi me ujë për të larë duart e deri në dezinfektimin e klassave. Ndërkohë pyetjes tuaj nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që ne kemi shpalosur prej javësh, Rama tha se nuk ka dëgjuar këtë plan. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që nuk e beson por unë e besoj.

Ka javë, muaj e vite që njerëzit nuk dëgjon njerëzit, biznesin e ndërmarrjen. Nuk dëgjon mjekët që kanë javë që kërkojnë atë që u është premtuar. Nuk dëgjon mësuesit të cilët ditë për ditë marrim qindra mesazhe nga ata për gjendjen katastrofike në shkolla dhe nga infektive masive dhe detyrim për t'i mbyllur. Nuk i dëgjon shqiptarët që autobusët mbushen, dhe kur nuk dëgjon shqiptarët nuk dëgjon as planin tonë, prandaj duke rrezikuar të jem i vetmi, e besoj që nuk e ka dëgjuar planin, por nuk do të lodhem ta përsëris planin tonë me 5 pika. Nuk janë filmimet me regji qendrore nga i njëjti kantier, cic micet për t'i hequr shqiptarëve mjerimin nga mjerimi si pasojë e premtimeve të pambajtura", tha Basha.

Teksa ka vijuar akuzat ndaj Ramës, duke përmenduar "shkeljet" që  sipas tij ai ka bërë, Basha siguroi se kur të vijë në pushtet Rama të marrë përgjegjësi jo vetëm politikisht por edhe penalisht.

"Asgjë nuk mund ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia që ka këto muaj për keqmenaxhim të krizës. Asgjë nuk mund ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia para qytetarëve sepse jemi i vetmi vend në rajon që paratë e shqiptarëve i çon te një grusht njerëzish. Ky mirë që nuk dika planin e opozitës, por nuk dëgjon as shqiptarët. Në kushtet kur jemi para një krimi të përsëritur, sepse i vendosëm edhe një plan që se zbatoi. Do ketë pëgjegjësi politike dhe penale. Këtë mund tua garantoj sot", shtoi kreu demokrat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Basha 'fryn shpatullat' para gazetarëve: Rama do ketë përgjegjësi politike dhe penale! Këtë ua garantoj sot

Kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë konferencës me gazetarët ka deklaruar se kur të vijë në pushtet do ta vërë kryeministrin Edi Rama, jo vetëm para përgjegjësive politike por edhe para përgjegjësive penale.

"Asgjë nuk mund ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia që ka këto muaj për keqmenaxhim të krizës. Asgjë nuk mund ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia para qytetarëve sepse jemi i vetmi vend në rajon që paratë e shqiptarëve i çon te një grusht njerëzish. Ky mirë që nuk dika planin e opozitës, por nuk dëgjon as shqiptarët.

Në kushtet kur jemi para një krimi të përsëritur, sepse i vendosëm edhe një plan që se zbatoi. Në kushtet edhe njëherë kur i parashtrojmë një plan me 5 pika për qytetarët, se nuk na ha meraku për të po për qytetarët, në kushte te neglizhencës, e shpërfilljes e mosdëgjimit të njerëzve, ka ardhur aty ku smban më. Do ketë pëgjegjësi politike dhe penale. këtë mund tua garantoj sot", tha Basha.

Ora 15:17
PS ironizoi votimin e PD, Basha: Rama nuk bën zgjedhje në parti se ka frikë! Organizatat socialiste do i japin një mesazh të fortë më 25 prill

Kreu demokrat Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja e Report Tv lidhur me ironizimin e mënyrës së votimit të kandididatëve për deputet në PD nga kryeministri Edi Rama, ai ka thënë se janë dy modele të ndryshme me PS.

Basha akuzon se Rama nuk bën zgjedhje në parti pasi nuk dëgjon as zërin e partisë. Më tej Basha tha se në këtë sallë ka qenë me drejtues të organizatave socialiste të Tiranës të cilët sipas tij do ndërmarrin një hap të guximshëm, më 25 prill, duke i dhënë mesazh Ramës.

"Të krahasosh të pakrahasueshmen është shumë e vështirë. Janë dy molele të ndryshme. është lloji i njeriut që nuk bën zgjedhje në parti dhe në Shqipëri, seps eka tmerr nga zgjehdjet. nuk do të dëgjojë dhe zërin  e paritsë së tij. Kjo është arsyeja që hodhi poshtë propozimin tonë. me renditje alfabetike Sepse ai sot është pakicë edhe brenda PS. Po të mos kishte frikë nga vota e PS do ti linte socialistët të rendisnin kandidaturat. Pasi  e ka shtyrë asamblenë disa herë.

E ka bërë për të mbajtur në listë Vangjush Dakon e listës të zezë së departamentit të shtetit. Pse e bën? Sepse po lëshoi Dakon lëshon veten. Sepse votat në Shiak nuk i vodhi Dako por Rama përmes bandave të Dakos. Votat në Dibër i Vodhi Rama përmes Gjiknurit kodi mafioz dikton se po lëshove dikë lëshon edhe veten tënde. ky është taksirati i PS deri më 25 prill. E ngushtuar elita e Ps në një grup që vetëm mbushin xhepat. Drekojnë e darkojnë me kriminelë.

Në këtë sallë kam qenë me drejtues të organizatave socialiste të Tiranës të cilët nuk do vijë  të bëhen anëtarë të PD po do i shërbejnë PS duke ndërmarrë atë hap të guximshëm që merr cdo parti kur i kriminalizohet drejtimi duke i dhënë atë mesazh të rëndësishëm me 25 prill e duke ua rikthyer partinë socialistëve të ndershëm.

Edhe socialistë vidhen sot, jo vetëm demokratët. Edhe vetë socialistët. Mos mendoni se ka një mekanizëm ai socialistët e sëmurë me Covid ua rimburson ka shumë që i kanë shkruar se skanë lekë për ilace dhe su ka kthyer përgjigje. Jo Jo. PD është e vendosur të ecë në një model të ri, për të gjithë shqiptarët. Një model të evidentimit të kandidatëve ku zëri i anëtarësisë dëgjioet dhe ndikon në vendimarrje", tha ai.

Ora 15:09
Basha: Naftëtarët të gënjyer nga qeveria dhe partnerët e tij në këtë zhvatje

Kryedemokrati Basha foli dhe për grevën e naftëtarëve për të cilët tha se duhet një ndërhyrje e menjëhershme nga qeveria. Ai tha se ata janë gënjyer nga Rama dhe partnerët e tij në atë që e quan zhvatje.

"Unë i qëndroj asaj çfarë kam thënë gjatë vizitës time. Ata janë gënjyer nga Rama dhe partnerët e tij në këtë zhvatje. Zgjidhja e këtij problemit është krejtësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër që nuk është pjesë e aferave korruptive me rafinerinë dhe naftën. Prioritetet janë të qarta. Heqja e taksës mbi karburantet. Rikthimi në arkën e shtetit e një shume prej 50 mln euro në vit nga evazioni që i bëhet në ky sektor. Nafta të prodhojë të mirë për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për një grup njerëzish" - tha Basha.

Ora 15:08
Basha: Plani i PD-së është për këto 6 muaj që qytetarët kanë nevojë! 25 prilli është shumë larg

Kryedemokrati Basha shpalosi dhe njëherë planin e PD-së për rimëkëmbjen ekonomike. Ai tha se ky plan është për ndihmuar qytetarët brenda 6 muajve pasi data e zgjedhjeve është shumë larg.

"E ka çuar km e rrugës Korçë-Leskovikë në 5 mln euro ndërkohë që të tjerat janë bërë me 1 mln. Shumë familje janë ende në çadra që prej tërmetit të 26 nëntorit. Kjo sepse Rama nuk i dëgjon. Mendja e Ramës punon vetëm për ata të cilëve u dërgon miliona para. Duhet testim periodik për mësuesit. Bonusi prej 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier të jetë për 6 muajt e ardhshëm. Planin me 5 pika e di çdo shqiptar dhe i vetmi që nuk e di është personi përgjegjës për këtë situatë të vështirë. Është një plan që ndihmon njerëzit në këto 6 muaj sepse 25 prilli është larg. Sot bie çdo alibi që qeveria nuk e ka dëgjuar planin e PD-së dhe del zbuluar ajo që kam thënë në fillim" - tha Basha.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 12/10/2020 16:42

    Ti me kete matematike do shkaterrosh Shqiprine!o pederast mos harro vjedhjen e rruges se kombit,dhe vrasjet e 21 Janarit!permende Dakon dhe Gjiknurin po partia yte ne komisione jane te gjth Dako dhe Gjiknura qe jane provuar per 30 vite kush jane hajdutet e votave.ndersa specialistet e blerjes se votave jan LSIja!qe me listat e hapura ju dhe LSIja dota shihni deshtimin total me ato kandidate qe ke mbushur me spiune dhe femije spiunesh o pederast genjeshtare dhe mashtrues qe po bon nje fushate te parakoheshme te ndyre o pederast.

    Përgjigju
  • TRYLYLY: 12/10/2020 16:09

    O LYL TYTA JE KOMPLET JASHT QËNDRE. MJER SHQIPRIA PO TË LIHET TY NË DOR KOT TI NUK JE 7×7=42.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu