TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook, përkujton tre vjetorin e ndarjes nga jeta te Sabri Godos, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për shkrimtarin, politikanin dhe njeriun e urtësisë dhe mencurisë.
"Ndonëse kane kaluar 3 vjet që Sabri Godo u nda nga jeta, urtësia, maturia, mençuria e tij na shoqëron cdo dite. Sabri Godo është një nga personalitetet e shquara të mendimit politik dhe letrave shqipe. Ai kujtohet e do të mbahet mend përherë si zëri i arsyes në momente të vështira për vendin. Politikës i mungon urtësia e Sabri Godos, arenës se debatit mençuria e tij. Ndërsa në rrafshin e letrave shqipe Sabri Godo është përjetësuar si një nga penat më të sojshme për mjeshtërinë e tij të madhe dhe talentin e rrallë", shkruan Basha, duke e shoqëruar postimin e tij me një foto të Godos. /a.ke/