Basha në familjet e dëmtuara nga tërmeti në Manzë, banori: Je me vonesë, duhet të kishe ardhur më herët (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në në fshatin Kameras të Manzës. Anëtari i familjes Parruku, të cilët jetojnë në çadër prej 10 muajsh, i është drejtuar Bashës që duhet të dilte më herët që ta shikonte popullin, pasi ishte me shumë vonesë.

"Duhet të kishe dalë më parë në popull, je me shumë vonesë për shumë gjëra, ti edhe ata që të rrethojnë ty. Duhet të jesh më afër me popullin", tha banori i dëmtuar nga tërmeti.

Por Basha është justifikuar me pandeminë që ka prekur prej muajsh vendin dhe rrezikun e përhapjes së saj.

"Me ardhjen e pandemisë u bë më vështirë për të ardhur, për herë të fundit kam qenë në mars, por kam ndjekur çdo çështje nga larg", ka thënë Basha.

Familja Parruku jetojnë prej 10 muajsh në çadër dhe tashë kërkojnë ndërtimin e shtëpisë së tyre, pasi nuk janë kualifikuar si shumë familje në atë zonë. Sipas tij, është nxjerrë problemi i dokumenteve për pronësinë, edhe pse i ka paraqitur të gjitha. Anëtari i familjes tha se ekspertët kanë ardhur 6 herë dhe kanë nxjerrë të pabanueshme. Përveç jetesës në çadër ata kanë probleme edhe me ujn, i cili vjen 1 herë në tre muaj dhe zgjat vetëm një orë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 11/08/2020 07:30

    Thuaj shyqyr qe ishte Rama ne krye dhe mblodhi fonde neper bote per ju, se te ishte Lul sallami do ngrinte supet dhe do thoshte ky ishte fati juaj, jo pllakat tektonike, jo ndodh 1 here ne 100 vjet, por s'ju ndihmojme dot. Kete perveç Abdulla Hotit ne Kosove nuk e njeh kush verdalle.

    Përgjigju
  • xhela: 10/08/2020 17:51

    Ky RRK mendon se do tja zgjidhi hallin Lul hajduti dhe vrasesi... Sa budallenj ka ne kete vend...

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 10/08/2020 16:36

    Lylush barboni ishte ne gjume. Mos ja vini re

    Përgjigju
  • Andon: 10/08/2020 14:28

    Super!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë