/ATSH/- Partia Demokratike zhvilloi të shtunën një protestë në qytetin e Korçës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se jemi mbledhur këtu jo për të celebruar projekte zhvillimi, por theksoi ai, fatkeqësisht mjerimi na ka bërë sot bashkë. "Nuk ka punë në Korçë, nuk ka zhvillim, as mirëqënie dhe besimi ka humbur", deklaroi Basha.
Sipas tij, në fytyrat e qytetarëve korçarë shohim dëshpërim për shkak të varfërisë që ka hedhur rrënjët thellë këtu, si në çdo qytetet tjetër të vendit. Dhimbja, vijoi Basha, është burim i mirë diturie e mësimi për të kuptuar se pse erdhëm deri këtu. Dhe për këtë ai fajësoi krerët e koalicionit qeverisës që, sipas tij, nuk qeverisin.
"Ata kanë pushtetin dhe paratë, por s'kanë bërë asgjë, s'kanë me vete qyetatarët", tha Basha. Më tej ai shtoi se kjo qeveri dështoi për shkak të premtimeve të pambajtura, si ai për hapjen e 300 mijë vende të punës, uljes së çmimit të energjisë, taksave, apo vendosjes së drejtësisë. Basha gjithashtu akuzoi edhe kandidatët e propozuar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit nga mazhoranca qeverisëse si të përfshirë në krim.
Kreu i selisë blu prezantoi edhe kandidatin e PD-së për bashkinë e Korçës, Gjergji Mero dhe atë të Maliqit, Xhevdet Belishta. Kandidati për kryetar në bashkinë e Korçës, Mero, tha se e pranova këtë përgjegjësi, i bindur për një fakt, se me mbështetjen e qytetarëve do t'i risjellim vlerat Korçës. "Do të jem në shërbim të qytetarëve për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë", deklaroi Mero.
/Shqiptarja.com