Basha në Kombinat: Banorët kanë nevojë urgjente për ndihma nga shteti

Basha në Kombinat: Banorët kanë nevojë urgjente për ndihma nga shteti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në njësinë administrative nr.6 në Tiranë, ku kanë pësuar dëme disa banesa si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të rënë me 26 nëntor.

Kreu i PD, me anë të një statusi në rrjetet sociale, thekson se këta banorë kanë nevojë për vlerësim dhe përkrahje. Sipas Bashës në këtë njësi administrative nga bizneset janë strehuar 40 familje.

"Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre. Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit! " shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inspektoi gjithashtu edhe njësinë 8 e 4,  ku ka dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më e prekura nga zonat është Kombinati, ku banorët dëshmojnë se janë në mëshirë të fatit. Pasojat e rënda të tërmetit janë të dukshme në banesat e tyre.

Situata më e rëndë është në objektet e ish fabrikës së qelqit të cilat rrëzikojnë të shemben plotësisht. "Rrezikon të bjerë objekti. Ka krisje në kollona", janë shprehur qytetarët.

Në rrugën Skender Sallaku, një pallat 13 katësh me 50 familje kishte krisje të rënda në kollona.

Në Rrugën Riza Cerova, një pallat i ndërtuar 2 vitet e fundit është krisur rreth e rrotull.

Falë ndihmës së një biznesmeni të zonës, arritën të sistemohen në një hotel disa prej familjeve të rrezikuara, duke u siguruar strehim, ngrohje dhe ushqim.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIMI/ Rama: Mbi gërmadhat e pallateve të rrënuara do të ndërtohen çerdhe


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin