Basha në Vlorë: Prioriteti ynë, heqja
e taksave për bizneset që punësojnë

Basha në Vlorë: Prioriteti ynë, heqja<br />e taksave për bizneset që punësojnë
VLORË - Lideri i opozitës i ka njohur të rinjtë e Vlorës me ofertën e PD-së për punë dhe dinjitet, me vizionin e saj për t’i kthyer shpresën të rinjve dhe qytetarëve të Vlorës dhe Shqipërisë. Ulja e taksave dhe e çmimeve, dedikimi i fondeve për projekte që hapin vende pune, rritja e pagave dhe pensioneve është prioritet i kryetarit të opozitës.

"Oferta e Partisë Demokratike është ulja e taksave dhe rikthimit tek taksa e sheshtë, në nivelin më konkurrues në Ballkan, është oferta e uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave; është oferta e rritjes së pensioneve, e rritjes së rrogave, është oferta e rikthimit në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë familjeve të pamundura që janë goditur e larguar me të padrejtë nga kjo listë, është oferta e destinimit të taksave të shqiptarëve për investime që krijojnë vende pune, jo për investime luksi që vijnë me faturë korrupsioni, siç janë palmat në Tiranë apo Lungomare në Vlorë apo kulla e korrupsionit në Korçë.", tha Basha.
 
Papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%. Sipas kreut të të djathtëve heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve.

"Papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%. Mazhoranca që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune, nuk ka hapur asnjë vend të ri, madje ka mbyllur mijëra vende pune me politikat e saj të rritjes së taksave dhe çmimeve të energjisë, naftës etj. Heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve", - theksoi Basha.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kandidati për kryetar të Bashkisë së Vlorës Genc Deromemaj i janë përgjigjur dhe pyetjeve të shumta të të rinjve, si projekti i Lungomares i cili është kthyer në shqetësim për banorët.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve