Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu bashkua protestës së një grupi banorësh te Unaza e Re, që vijon prej disa muajsh. E ndërsa ripërsëriti akuzat për Ramën dhe Gjiknurin për projektin, Basha bëri thirrje për protestën e 16 marsit para Kryeministrisë. Ai tha se Rama është kufomë politike, që duhet të largohet për t'i hapur rrugë Shqipërisë Europiane, pasi me këtë qeveri nuk kanë për t'u hapur as negociatat.
"Kjo është qëndresa më popullore. Keni hyrë në muajin e pestë dhe për këtë meritoni respektin. Cdo protestë është një vendim dhe këta banorë e kanë marrë vendimin. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot, as me analistët e blerë. Do ta pastrojmë këtë llum. Rama është një kufomë politike dhe banda e tij që qeveris vendin i ka ditët e numëruara. Vendimet mendoj se mund ti marrë ai tani e gjashtë vite me faturat e larta.
Rama është i paligjshëm, ilegjitim, ndaj sot nga Unaza kam një mesazh për cdo qytetar, ka ardhur koha që vendimet ti merrni ju, ju duhet të vendosni. Djegia e mandateve është vendimi më i ligjshëm, më demokrat dhe patriotik, i ndërmarrë ndonjëherë. Ne dolëm në krah të popullit. Me këtë vendim tashmë kemi hapur rrugën që cdo vendim tjetër të mos jetë në dorën e asamblesë së krimit, populli duhet të vendosë.
Ju duhet të vendosni për parlamentin dhe qeverinë që meritoni. Koha ka ardhur ti japim zgjidhje kësaj emergjence, duhet të largojmë Ramën. Nuk shkohet në Europë me zgjedhje të diktuara nga krimi dhe që godet të pambrojturit. Zgjidhja politike është zgjidhja e vetme. Ju ftoj të gjithëve, në 16 mars kemi një takim me historinë e triumfit të shqiptarëve. Me Ramën nuk ka për të pasur Europë dhe negociata, këtë e dinë të gjithë, edhe socialistët e ndershëm" përfundoi Basha.
Lajmi kryesor:
Basha porosit strukturat: Sa më shumë njerëz në 16 mars! Negociatat nuk hapen
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
45.6%
-
Jo
50.3%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!
31 Dhjetor 2024, 20:17
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
-
Basha akuza kryeministrit: Mandati i tij produkt i bandave të Durrësit dhe Elbasanit! Vettingu për të pastruar politikën, emergjencë kombëtare
30 Dhjetor 2024, 10:26
-
‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm
28 Dhjetor 2024, 21:20
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor 2024, 18:14
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor 2024, 13:22
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor 2024, 12:35
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor 2024, 16:57
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor 2024, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor 2024, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor 2024, 17:59