Basha nga Korça: Të rinjtë prioriteti
ynë numër një, tu kthejmë shpresën

Basha nga Korça: Të rinjtë prioriteti<br />ynë numër një, tu kthejmë shpresën
KORÇE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Korçës nga ku nisi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë. “Të rinjtë janë zemra e PD-së dhe si të tillë do të qëndrojnë në pararojë të betejës së 21 qershorit, për t’i kthyer shqiptarëve shpresën, punën dhe dinjitetin”, është shprehur Basha

Niveli i papunësisë tek të rinjtë është në shifra alarmante, vijoi ai dhe për këtë, vendit i duhet oferta e re e taksave të ulëta, e politikave të zhvillimit dhe e bashkëqeverisjes.

“Ndërsa të rinjtë e mirëarsimuar rendin rrugëve të Shqipërisë të pashpresë për një vend pune, qeveria promovon kriminelët. Plaga e madhe që kemi, 40% e të rinjve të papunë nuk mund të mos jetë prioriteti ynë numër një. Shiko, çfarë rinie të aftë ka Korça! E pse është e nevojshme të merren kontigjente të krimit, si ai i akuzuari për përdhunim e të bëhet punonjës Tatimesh?! Sepse kjo qeveri nuk e njeh meritën, ky është problemi i madh, sepse kjo është një ndër rrënjët e së keqes. Ndalja e së keqes dhe ekuilibrimi i pushteteve janë zgjidhja. Nuk është zgjidhje të largohemi nga Korça, nuk është zgjidhje të largohemi nga Tirana, nuk është zgjidhje të largohemi nga Shqipëria” - u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Korçë Gjergji Mero, gjatë fjalës së tij ka theksuar se në prioritetet e tij është nxitja e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e biznesit. Ai ëhtë shprehur se në dy vitet e fundit janë mbyllur qindra biznese në Korçë, teksa nga ana tjetërlartësohej kulla e korrupsionit.

“Do të mbështes çdo iniciativë private për hapjen e vendeve të punës, për vende pune për të cilat ka nevojë ky qytet dhe nuk ka nevojë për kulla. Në Korçë, gjatë këtyre dy viteve janë mbyllur 2600 biznese të vogla e të mesme. Duke u mbyllur ato, kanë mbetur me mijëra familje të papuna, jo vetëm të bizneseve që janë mbyllur por edhe të të punësuarve aty. Sot po mbyllen e po largohen shumë njerëz të vetëpunësuar" - theksoi Mero.

Duke folur për ekipin e futbollit “Skënderbeu”, Mero u kujtoi tifozëve të Tiranës, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se e kanë fituan sërish kampionatin, duke e garantuar se dhe në 21 qershor do të dalë kampion. "Ndoshta juve të Tiranës, nuk ju erdhi mirë që e morëm për herë të pestë titullin kampion por prapë u ndamë miqësisht sepse e lamë ndeshjen barazim me Tiranën, se ju kemi miq dhe ju premtojmë se ashtu si dolëm kampionë në futboll do të dalim kampionë edhe në 21 qershor”, tha Mero

Ndërsa Basha në lidhje me këtë u shpreh se në 21 qershor, do dalë kampionë Gjergji Mero edhe doktor Halim Kosovën.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit