KORÇË - Ndërsa Rama një ditë më parë nga Konispoli ka lëshuar një sërë mallkimesh për ata që përçajnë shqiptarët, kreu i PD-së, Basha i ka kthyer përgjigje duke përdorur po një gjuhë mallkimesh, drejtuar qeverisë duke theksuar sot nga Korça gjatë takimit elektoral “U plaçin sytë atyre që nuk shohin varfërinë! U ngectë në fyt buka e korrupsionit atyre që i lanë shqiptarët pa bukë!”.
“Rama është vëllai binjak i Sudes, në një piramidë të madhe e mashtrimin. Edi Sudja premtoi ulje të çmimit të energjisë, por i rriti. I plaçin sytë atyre që nuk shohin varfërinë. Ju mbestë në fyt atyre që kanë lënë pa bukë qytetarët, ata që sigurojnë nga mashtrimi”, tha Basha.
Kandidati i së djathtës për Bashkinë e Korçës. Gjergji Mero ka deklaruar se 21 qershoro është dita kur ju qytetarët do të jenë administratorët qyteti. Ku të gjithë do mundësojnë kushte më të mira për fëmijët në shkolla dhe kopshte.
“Pas 21 qershorit të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. 21 qershori nuk është vetëm dita kur ju do të më jepni votën mua për të administruar qytetin , por është dita kur ju do të jeni administratorët e këtij qyteti. Ku të gjithë sëbashku do mundësojmë kushte më të mira për fëmijët në shkolla dhe kopshte. Kjo nuk është vetëm gara ime por gara e përbashkët për të zhdukur, terrin, skamjen e varfërinë, pasi ka shumë familje të cilat jetojnë në varfëri të skajshme. Korça u përket korçareve dhe jo padrinove që urdhërojnë nga kryeqyteti. Projektet tona janë projekte konkrete për të gjithë Korçën dhe janë plotësisht të prekshme. “- tha kandidati i PD për bashkinë e Korçës.
Pjesë nga fjala e Bashës nga mitingu në Korçë
Rikthehem në këtë qytet në një hark të shkurtër kohorë e tju them se kandidatët e PD-së nuk kemi pasur asnjë shqetësim në këto muaj të fushatës sesa hallet dhe problemet tuaja të përditshme. E dimë këtë sepse i shohim dhe i prekim çdo ditë duke qëndruar, pyetur e bashkëbiseduar me ju. Kjo do jetë karakteristika kryesorëve e të gjithë demokratëve. Kemi parë realitetin ashtu siç është ashtu siç e keni treguar ju, siç e ka treguar kuleta juaj. E dimë që varfëria është rritur, pagat e pensionet janë ulur, se jeta është bërë më e vështirë, se më shumë po shtohet numri i të papunëve. Dhe të gjithë këto probleme janë prioritetet tona. Kemi ardhur përpara jush me plane të qarta e me vendosmërinë për t’iu shërbyer.
Kundërshtarët tanë politik, për dy muaj me radhë nuk ofruan asnjë zgjidhje për ju. Jënë munduar si hileqarë tu iknin këtyre problemeve dhe halleve të shqiptarëve, janë munduar të na bindin se nuk do zgjedhim, por do emërojmë kryetarë komunalesh. Por këto janë zgjedhje dhe populli vendos për zgjedhjen e problemeve të mëdha. Por problemi i tyre është kontroll absolut. Kontrollin e qytetarëve dhe kapjen e pushtetit vendor ndaj për 8 arsye na vërsulen ne me kërcënime e shantazhe për t’i mashtruar e kërcënuar.
21 Qershori do jetë dita e gjykimit popullorë me votë. Këta erdhën në pushtet duke ulur taksat por i rritën ata. Premtuan 300 mijë vende të reja punë por nuk hapën asnjë vend por ua bënë jetën më të vështirë të gjithë qytetarëve dhe i detyruan bizneset të nxirrnin njerëzit nga puna.
Rama është vëllai binjak i Sudes, në një piramidë të madhe e mashtrimin. Edi Sudja premtoi ulje të çmimit të energjisë, por i rriti. I plaçin sytë atyre që nuk shohin varfërinë. Ju mbestë në fyt atyre që kanë lënë pa bukë qytetarët, ata që sigurojnë nga mashtrimi.
Redaksai Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Mallkuar ata qorra që duan të përçajnë Konispolin