Basha nga Peqini asnjë fjalë për kundërshtimin e aleatëve: Hajdutëria e Ramës, arsyeja për krizën e Shqipërisë

Basha nga Peqini asnjë fjalë për kundërshtimin e aleatëve: Hajdutëria e Ramës, arsyeja për krizën e Shqipërisë

PEQIN-Në një kohë kur aleatët e i kanë dalë kundër dhe së fundmi kanë bërë një kërkesë drejtuar KQZ-së për zgjedhje më 13 tetor, kreu i opozitës vijon të kërkojë largimin e Ramës.

Në një takim me strukturat e PD në Peqin, kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri përgjegjës Edi Ramën për atë që ai quan 'krizë e thellë ekonomike':

“Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e papunë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90” – theksoi kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së, duke iu referuar 30 qershorit si një' referendum popullor' për ndryshim, kreu i opozitës u shpreh se ky ndryshim  do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund, bashkë me të, edhe bandës së oligarkëve dhe hajdutëve. Por ende nuk ka asnjë reagim nga PD-ja për kërkesën e aleatëve drejtuar KQZ-së për zgjedhje në 13 tetor.

Lideri i opozitës tha se përqendrimi i ekonomisë dhe pasurive të vendit në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës, ka thelluar varfërinë në vend.

Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëve, në bashkëpunim me Edi Ramën.  Kreu i demokratëve përmendi koncesionet, PPP-të, tenderat, lejet e ndërtimit, ligjet speciale si mënyrat më të zakonshme me të cilat sipas tij Edi Rama grabit shqiptarët bashkë me oligarkët e tij.  Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurrojë, të ndërtojë, të provojë”- tha Lulzim Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja