Basha: Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor! Nuk na klononi dot, ne jemi opozita

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu edhe një herë se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve dhe se nëse ato mbahen pa PD-në, LSI-në dhe aleatët, do të jenë farsë. Nga Miloti ku qëndroi krah simpatizantëve dhe mbështetësve, Basha tha se opozita nuk mund të klonohet me përfaqësinë e re në Kuvend, dhe se zgjedhjet sipas tij duhet të bëhen patjetër me PD-në dhe aleatët që sipas tij janë opozita e vërtetë. Zgjedhjet pa Edi Ramën kryeministër, janë kush i panegociueshëm, theksoi lideri demokrat.

"Këtë të enjte këtu në Milot falenderoj të gjithë protestuesit në të gjithë qytetet që nisin sot aktin e mosbindjes civile si dëshmi e forcës së pathyeshmë të popullit shqiptar për ta çaur deri në fund betejën që kemi nisur. Njësoj si shumë shqiptarë sot edhe vendi ynë ndodhet në një udhkryq ku e ka sjellë njeri më i korruptuar në historinë e pluralizmit. Arroganti i cili me bandën e tij brenda gjashtë viteve i vuri shkelmin ekonomisë dhe vrau shpresën duke detyruar 500 000 shqiptarë të braktisin vendin. Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira sepse e dinë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga kjo krizë e skajshme. Vendime të padrejta si ai i taksës Rama e ka bërë karburantin më të shtrenjtin në Europë duke rënduar xhepin e çdo shqiptari duke i bërë të munduar jetesën rinisë shqiptare që kërkon punë të gjejë një vend pune me pagë dinjitoze. Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin me kriminelë dhe oligarkë të mundësojë shkatërrimin e pronës me të njëjtën urrejtje si pushtuesit. Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë. kjo është esenca e betejës sonë. Pa zgjedhje të lira nuk do të hapen dyert e Europës.

Pa zgjedhje të lira do vijojë të vjedhë e të vrasë shqiptarët. Kështu nuk do të vazhdohet më. Vij para jush me mesazhin se PD dhe opozita është koalicioni më i madhe numerik dhe politik, që e do Shqipërinë të çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Fillimisht duhet të çlirojmë zgjedhjet. Rama e ka thyer çdo institucion në shërbëtorë të kriminelëve. Ora e Edi Ramës dhe 20 hajdutëve po mbaron. 10 javë më parë ne morëm vendimin historik për të qëndruar krah për krah me ju në shi dhe diell në një betejë për Shqipërinë dhe demokracinë. ME 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Opozita nuk klonohet dhe as nuk shpiket. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne. nuk do ketë zgjedhje sepse ne jemi të vendosur të mos lejojmë nënën e papunësisë të vijojë misionin e tij. Ne do t'i shkojmë betejës deri në fund. Nuk od të lejojmë krim elektoral. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do ketë më. Le ta dijë Edi Rama së në burg do shkojnë ata që cënojnë zgjedhjet, Damian Gjiknuri dhe Vangjush Dako të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet. Në asnjë qendër votimi nuk do të lejojmë që të përsëritet krimi elektoral. Ne nuk do të lejojmë më krimin elektoral, do të ludtojmë sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë për votën e lirë. Vetëm kështu do kthejmë normalitetin që shqiptarët ta zgjedhin vetë parlamentin që do i qeverisë. Ky është synimi jonë dhe i gjithë shqiptarëve që na bashkon në këtë shesh. Zgjedhjet e lira janë të lira vetëm kur Edi Rama mos të jetë më. Zgjedhjet me Edi Ramën janë farsë. Largimi i tij është kusht panegociueshëm. le ta dinë fare mirë se kjo e sotmja është vetëm fillimi i mosbindjes civile. Një orë e më parë zgjidhja politike do i hapë rrugë dhe zgjedhjeve të tjera. Ne jemi të gatshëm të shërbejmë për ta nxjerrë vendin nga kriza, për të bërë të mundur jo vetëm nxjerrjen nga varffëria dhe jetesën me dinjitet për shqiptarët në një Shqipëri të lirë. Asnjë hap pas nuk do të ketë. largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Krijimi i një qeverie tranzitore është shansi i fundit. Ky mesazh do të ushtojë nesër nga Shkodra diskriminimin urrejtjen që ka treguar njeriu më i urryer.

Nesër Shkodra do t'ja japë mezashin Edi Ramës. Ndaj vëllezër dhe motra le të jemi kështu bashkë ditë për ditë në këtë besëlidhje e cila është për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve pavarësisht prej prejardhjes krahinore që ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa. Me mirënjohje ju falenderoj. Ju siguroj se sicc jeni në krahun tim sot do jem në krahun tuaj në çdo minutë për një Shqipëri kokëlartë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Bllokojnë rrugët 1 orë! Basha: Nuk do lejojmë votimin në asnjë qendër! Opozita nuk klonohet (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë