Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Vlorë ku u takua me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”. Sipas tij, cilësia e mësidhënies dhe besimi tek arsimi publik në vend janë shkatërruar. Kryedemokrati fajësoi qeverinë për gjendjen e arsimit në vendin tonë, por nuk la pa përmendur faktin se edhe opozita ka pjesën e saj të fajit për këtë situatë, duke përmendur emërimet e padrejta në poste të rëndësishme publike gjatë kohës kur në qeverisjen e vendit ishte PD.
“Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues. Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik. Së pari, rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin dhe demaskarizimin e sistemit arsimor. Esenciale është që ky model i degjeneruar të marrë fund një orë e më parë. Esenciale është që kur themi se arsimi është prioritet, ta trajtojmë si prioritet”
Më tej ai foli edhe për protestën e studentëve duke e cilësuar atë si shtysën kryesore të zbardhjes së problemeve të arsimit në vend. Basha nuk la pa përmendur edhe problemin e ligjit të arsimit të lartë duke thën se nëse ky ligj do të vazhdojë të jetë në fuqi arsimi do të jetë në një ditë më të zezë.
“Jemi në kontakt me çështjet e arsimit, sepse protesta e studentëve ishte shtysa për të zbardhur problemet e rënda të arsimit. Arsimi do të jetë në një ditë më të zezë nëse vazhdohet me këtë ligj të Arsimit të Lartë, që i vuri kazmën universiteteve publike. Demokratizimi i vendimmarrjes është normë evropiane, është garanci, siç është garanci për shtetin është garanci edhe për universitetin. Siç kemi ardhur sot në ktë ditë këtu, se e gënjen mendja atë që është Pashai i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërisë, se ai i di të gjitha, prandaj ai meriton të ketë edhe pushtetin ekzekutiv, edhe parlamentin, edhe gjyqësorin, edhe median, edhe ekonominë. Edhe po t’i kishte fakultetet intelektuale nuk do të arrinte kurrë t’i bënte, lëre më kur kemi të bëjmë me një njeri të mangët, në shkollim, në formim dhe në performancë. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është fundi i mirëmenazhimit të një sistemi. Prandaj, demokratizimi i sistemit arsimor do të jetë prioritare për ne. Çështjet kryesore të vendimmarrjes do t’u takojnë vetë universiteteve dhe aty ku duhet, do të jenë të përfaqësuar sa duhet edhe studentë”
Basha tha se vendi ka nevojë për një financim të fuqishëm në fushën e arsimit duke shtuar se ka një plan për nxjerrjen nga kriza të arsimit në Shqipëri duke theksuar se vendi ka nevojë për një inevstim të fuqishëm në fushën e arsimit.
“Unë besoj se vendi s’mund të ketë asnjë të ardhme pa financuar fuqishëm arsimin në Shqipëri. 5 % e financimit për arsimin është një mimimum i minimumeve. Maqedonia dhe Kosova e kanë kaluar 6 përqindëshin e ne s’financojmë dot as 5 %, ndërkohë që vetëm këtë vit do të shpenzohen 1,5 miliardë euro, 1/3 e buxhetit të shtetit do të shpenzohet vetëm nga 3 apo 4 koncesionarë, sipas skemave të famshme të PPP-ve. Pra 33 % do të harxhohen nga koncesionarë për të cilat askush s’e di se ku shkojnë e nuk gjejmë dot 1/7 e kësaj shume për arsimin e vogëlushëve e studentëve. Kjo s’është neglizhencë, është sjellje kriminale. Plani ynë për nxjerrjen e arsimit nga kriza përbëhet nga 3 komponentë. Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 përqind i cilësisë s ëarsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi. Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik. 9 vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total”, tha Basha.
Popnulli e di 135fare sistemi arsimor kishte PD tete vjet sundimi.Universitetet I shenderroje ne filiala financiare,nga PD tubonte leke duke shitur diploma te te gjitha niveleve.Arsimi ishte kaos,sa PS-se ju desht te mbyll 16 universitete e programe pa program, qe te filloj sanimin e sistemit shkollor.Mu per kete tash PD-ja kerkon anullimin e Ligjit te Arsimit,Ligj qe sanoi,tfilloj normalizoj systemin shkollor ne Shqiperi,Kesht PD po kekron ta shendeeroj prap ne kaos sistmin shkollor ne Shqiperi
PërgjigjuO Bashe kaqoli je bere si Ver Llapa
PërgjigjuAtrida Ferketi, drejtore e DAR ne Shkoder personifikim i korrupsionit dhe mediokritetit te arsimit te qeverise se shkuar ne Shkoder!! Kishte bere aq shume korrupsion sa vetem nga nja dy shkrime gazetash u fsheh pas zgjedhjeve te 2013 dhe kaloi ne ilegalitet derisa e mori vesh se nuk kishte kush pune me te!! Me kujton fabulen e lepurit qe pa gomeret te tridheshin.....
PërgjigjuPupupupu hajdutet e arsimit po na japine mendje per arsimin. Me kta do e besh arsimin o lulush? Ermal Xhelili ish dtejtori hajdut i Dar,Nexhi hajdutka e korespodences,Mond çami ish hajdut i Dar. Turp e kuje . Hajduter
PërgjigjuFoli dhe Nexhi orbilla
PërgjigjuMe te korruptuarin ke kete m*t qe po flet ketu per arsimin
PërgjigjuSALIU BASHA RAMA META janë të gjithë plehra, asnjëri ska gojë të flasi për arsimin, sepse të gjithë i kanë nxjerrë arsimtarët dhe nxënësit si dele në mitingje sikur të ishin mall i partisë në pushtet. Robt ku ti keni PLEHRA.
Përgjigjuju pret burgu shkodres
PërgjigjuKur qeversnit ju arritet tju thonit mesuesve qe duhet te paguani 5 euro per ta mbajt vendin e punes prndryshe do ju pushojme dhe do vem nje tjeter qe paguan 5 mije euro. O kaqol i lalit
PërgjigjuSa e bukur dhe ne krye te tavolines Basha ka dy emrat mevte korruptuar te arsimit te vlores,, ish drejtorin e DAR vlore Ermal Xhelili qe merte 350€ per nje vend puna
PërgjigjuFilloje krokodili tu lotu para dt.16 qe gjoja te behet i besushem ne popull .po mir o KROKOFIL HOLLANDEZ .KAM DISA PYTJE: 1 PO ME 21 JANAR KISHIT GABUAR .2 PO NE GERDEC .3 PO ME FIRMAT PIRAMIDALE .PO DHENJEN E NAFTED SRBEVE .PO ME RRUGEN E KOMBIT .PO ME SHITJEN E DETIT .POPO GRUSHTIN E SHTETIT ME 14 SHTATOR .PO ME DREJTESIN E PLEPAVE .PO .PO .PO .PO . PO .PO .PA FUND PO .DHE CFAR BETE MIRE KTE E DI YN DHE GJITHE SHQIPTARET .QE U BETE PASHALLAR ME MALLIN E POPULLIT QE MOS I HONGSHI O XOT .TI KYJTON SE PO BEN NONJE PER VETE JO JO SE JE KRIMINEL
PërgjigjuTani te ra menja ty o kaqol i ssles
Përgjigju