Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka postuar një foto me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, nga firmosja e marrëveshjes përcaktuan piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha shkruan se sot bashkuan forcat dhe se me 25 prill ato premtojnë se Rama do të ikë dhe se do të fillojnë të punojnë për qytetarët e Shqipërisë.

'Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!'- shrkuan Basha.

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosën marrëveshjen me sloganin 'Shqipëria, shtëpia që fiton', ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo marrëveshje përmban 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza. Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit, siç nënvizohet në marrëveshje, do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve. Sipas marrëveshjes përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.