Basha ODIHR-it:Sillni në 21 qershor
misionin më të madh të mundshëm
Me afrimin e zgjedhjeve lokale, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar ODIHR-it që të ketë një prezencë maksimale për të monitoruar zgjedhjet vendore të 21 qershorit për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
TIRANE - Me afrimin e zgjedhjeve lokale, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar ODIHR-it që të ketë një prezencë maksimale për të monitoruar zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në një takim me misionin paraprak të ODIHR, Basha ka kërkuar që të si pasojë e rrethanave të krijuara është e nevojshme që të kërkohen zgjedhje të lira r të ndershme. Kreu i opozitës ka thënë në takim se një pengesë për zgjedhje të ndershme është edhe mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë.
Gjatë takimit Basha ka thënë se ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, pa konsultime, pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve. Po ashtu Basha tha se kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë.
Kru i opozitës ka shprehur mendimin se një tjetër pengesë është mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë. Zgjedhjet e 2013 dëshmuan se personat e inkriminuar që u afruan me mazhorancën e sotme dëmtuan rëndë standartet, duke blerë vota e shantazhuar qytetarët.
Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.
Blerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave.
Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha tha se prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
69.1%
-
Edi Ramën
27.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 1360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor, 17:58
-
Itali/ Shqiptari kapet me 3 kg kokainë të paketuar me “Rolex” dhe 48 mijë euro cash në banesë! Me precedentë penalë në trafikun e drogës, e tradhtuan lëvizjet
6 Tetor, 17:54
-
Sasia e duhur e magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin
6 Tetor, 17:40
-
Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, në shënjestër ndërtesa që strehon qendrën hebraike dhe një restorant
6 Tetor, 17:30
-
Man. United 'pa busull', katër ndeshje pa fitore! Chelsea barazon 1-1 në Londër kundër Nottingham
6 Tetor, 17:19
-
Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyqësor për emigrantët
6 Tetor, 17:10
-
Si u përmbyt Vlora? Pa investime e shkelje nga institucionet! Plehra e ndërtime pa leje në kanal! Hidrovori në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, as 30% funksional (VIDEO)
6 Tetor, 17:02
-
1500 vrapues nga 35 shtete, Elbasani mirëpriti Maratonën 'Skampa'
6 Tetor, 16:53
-
Irani paralajmëron Netanyahun: Mos luaj me zjarrin, kemi skenarë për t’u përballur! Kryeministri izraelit viziton trupat tokësore në Libanin jugor
6 Tetor, 16:47
-
Mallakastër/ 871 familje pa ujë të pijshëm prej 3 dekadash, kryebashkiaku: Brenda 2024 nis puna për ujësjellësin e ri
6 Tetor, 16:47
-
E rëndë në Milano, 45-vjeçari shqiptar plagos me pistoletë djalin adoleshent të partneres, arrestohet! U grindën në rrugë, 18-vjeçari rëndë në spital
6 Tetor, 16:28
-
Hapet Muzeu Etnografik i Krujës, priti 10 mijë vizitorë brenda 3 muajve
6 Tetor, 16:26