Basha: Rama nuk ka plan për pandeminë! Pas ekonomisë, tani kërkon të shkatërrojë shëndetin e njerëzve

Basha: Rama nuk ka plan për pandeminë! Pas ekonomisë, tani kërkon të shkatërrojë shëndetin e njerëzve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha vijon sërish t'i bëj thirrje qeverisë për shtimin e masave për të përballuar pandeminë e koronavirusit në vend. Përmes një postimi në Tëitter, ai shkruan se me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, jeta e njerëzve vijon të jetë në rrezik.

"Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet" - shkruan kryedemokrati në Tëitter.

Basha shkruan se Rama nuk po i çon paratë për të shtuar kapacitetet mjekësore dhe tani pasi ka shkatërruar ekonominë kërkon të shkatërrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve.

"Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë, tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin" - shkruan Basha.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 07/11/2020 08:58

    Kerriç gomari.mendoni te kesh kryeminister te tille,bosh nga mendja,hajdut nga shpirti,me plan per pandemine pa plan dhe bosh.ekipi i tij mjekesor me shkencetarin epidemiolog te durresit,me mjeke qe ,perfshi edhe kohen e ish deputetllekut,por sidomos pandemine ,nuk bene asnje vizite kur populli kish nevoje.e pra,popull,jepini viten paraziteve .do shpetoni nga pan de miu

    Përgjigju
  • Hinglateri: 06/11/2020 17:06

    A te kripsha mendjen qe e ke fyell krejt vec ti ke .....7x7= 42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit