TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit të mbajtur dje me ambasadorin grek, Leonidas Rokanas, i kushtoi rëndësi përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe. Në takimin e mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, u shkëmbyen pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe, rajonin dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ambasadori i Greqisë, Rokanas vlerësoi dhe falenderoi Partinë Demokratike për rolin që qeveria e saj luajti në suksesin e projektit më të rëndësishëm ekonomik të rajonit, atë të Gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP.
Ai vlerësoi në vecanti punën dhe lobimin e Kryeministrit Beriisha për suksesin e këtij projekti, që do të shndërrojë në mënyrë rrënjësore ekonomitë e vendeve tona. Basha shprehu bindjen se Bashkimi Europian do të miratojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë brenda vitit si rezultat i punës dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme të qeverisjes së Partisë Demokratike. Ai e siguroi ambasadorin Rokanas se Partia Demokratike do të vazhdojë luajë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në procesin e integrimit Europian të Shqipërisë dhe kërkoi mbështetjen e plotë të shtetit fqinj në këtë proces.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com