Basha prezanton kandidaten e PD-së për Shkodrën, Voltana Ademi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi të dielën kandidaten e kësaj force politike për kryetare të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Basha u kërkoi qytetarëve shkodranë të bashkojnë votat, të majta e të djathta për Voltana Ademin, duke e cilësuar atë si përfaqësuesen më të denjë të virtyteve më të mira.
"Jemi këtu për të filluar së bashku një aksion që bashkon të djathtë e të majtë, sepse zgjedhjet e 21 qershorit janë një sfidë e madhe për çdo shqiptar e shkodran", tha Basha para qytetarëve shkodranë.
Zgjedhja e Voltana Ademit, vijoi kreu i PD-së, Basha, na jep shancin që të ecim përpara drejt horizonteve të reja, taksave të ulëta e zhvillimit ekonomik në qytete e komuna.
Ai akuzoi qeverisjen e majtë se nuk mbajti premtimet për të cilat erdhi në pushtet, madje me politikat e ndërmarra, sipas tij, thelloi krizën ekonomike. Shkodranët, iu drejtua Basha banorëve, duhet të votojnë bijën e tyre, Voltana Ademin për t'i dhënë fund arrogancës e papërgjegjshmërisë së pushtetit.
Po ashtu, sipas Bashës, keqqeverisja e dyshes Rama-Meta riktheu eksodin më të madh të shqiptarëve pas 25 vitesh. Ndërsa kandidatja e PD-së, për bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi kërkoi votën e qytetarëve shkodranë, duke u premtuar atyre besnikëri ndaj parimeve të shenjta të këtij qyteti./atsh/
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja