Basha: PS-ja ka pësur një ulje me
12 % , PD-ja një ulje me 11 %

Basha: PS-ja ka pësur një ulje me<br />12 % , PD-ja një ulje me 11 %
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike ju ka kërkuar deputetëve që të jenë më të bashkuar për të përballuar mazhorancën, që sipas tij nuk po sheh kufij në shkeljen e ligjit. Deputetëve të opozitës ‘ju është tërhequr veshi’ për të qenë më të vemendshëm në çdo hap që bën qeveria Rama. Në këtë kontekst ai j’u ka kërkuar që të kenë një pjesmarrje aktive në komisione dhe në Parlament si një sy kritik ndaj çdo ligji që kalon aty. Diskutimi me dyer të mbylluara është fokusuar edhe në zgjedhjet e sapo përfunduara në Korçë. Kreu Lulëzim Basha i ka bërë një analizë zgjedhjeve të cilat nuk i ka vlerësuar, duke shprehur pakënaqësi. Referuar burimeve, Basha mësohet të ketë thënë se zgjedhjet në Korçë kanë qenë të komprmentuara dhe se nuk kanë mundur të mbrojnë votën, dhe kjo është pohuar edhe nga deputetët e tjera.

“Por në përgjithësi trendi elektoral është se PS-ja ka pësur një ulje me 12 % ndërsa PD-ja një ulje me 11 % nga zgjedhjet e 23 qershorit.”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e grupit me dyer të mbyllura. Ndërsa në lidhje me betejën që do të bëhet kundër shtyrjes së projektligjit për buxhetin, Basha ju ka kërkuar që të mbledhin sa më shumë teza dhe informacione për ta sulmuar politikisht. Në takimin me dyer të hapura, kryetari Llulëzm Basha është ndalur edhe në procesin e integrimit, ku j’u ka kërkuar që të punojnë për hapjen sa më shpejtë të negociatave për anëtarësim. “Jemi para një ngjarjeje historike, siç është marrja e Statusit. Duhet të punojmë fort për hapjen e  shpejtë të negociatave për anëtarësim. Qytetarët e kanë vënë re, se ne e kemi çështjen e statusit dhe integrimin në qendër të aktivitetit tonë të përditshëm e të përjavshëm, në të  gjitha takimet tona me miqtë dhe partnerët perëndimore, e kemi integrimin, kryefjalë  të bisedave, shqetësimeve dhe lobimit tonë pozitiv edhe si opozitë”, është shprehur Basha duke nënvizuar se “qeveria nuk flet fare ose thotë ndonjë fjalë me arra në gojë për këtë aspiratë të madhe mbarëpopullore”.

Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot