Basha: Qeveria nuk sjell buxhetin
pasi nuk mban përgjegjësi

Basha: Qeveria nuk sjell buxhetin<br />pasi nuk mban përgjegjësi
TIRANË - Partia Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë që të përfundojë dhe të dorëzojë në Kuvend buxhetin e shtetit për vitin 2014. Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se, në këtë mënyrë është duke kërkuar që të mos u japë kohë, opozitës dhe grupeve të interesit që të thellohen në të.
 
QEVERIA PO SHKEL LIGJIN, NUK KA SJELLË BUXHETIN E 2014
“Sot është data 2 dhjetor dhe duhej që të kishim të miratuar buxhetin e shtetit për vitin 2014. Edhe ky standard është zhbërë. Qytetarët duhet ta dinë se, mos miratimi i buxhetit ka sjellë shkelje të shumta. Viti buxhetor nis me 1 janar dhe përfundon në 31 dhjetor të çdo viti. Parashikueshmëria është zero, duke dëmtuar sipërmarrjen e lirë, të huaja dhe shqiptare. Qeverisja vendore ska asnjë lloj informacioni në lidhje me buxhetin. Ky është akti më i rëndësishëm i zhvillimit të vendit dhe me këtë vonesë nuk pritet të ketë gjëra të tilla”, tha Basha gjatë fjalës së tij.
 
Sipas tij, “të gjitha njësitë vendore janë në shkelje, por për faj të kryeministrit i cili nuk do t’ja dijë për ligjin. Qeveria ka bërë vetëm shou dhe asgjë tjetër”. “Tre muaj po mbushen nga marrja e detyrës dhe këto janë të mjaftueshëm për të përgatitur buxhetin. Shkaqet janë paaftësia dhe kultura e arbitraritetit. Ai synon që të mos i japë kohë, opozitë, grupeve të interesit, qytetarëve të thellohen në buxhet”, deklaroi kreu i PD-së, para deputetë.
 
“Shohim me shqetësim të madh, që idetë, tezat, përfaqësojnë një shmangie të premtimeve me të cilat ka ardhur në pushtet. Qeveria i ka mashtruar zgjedhësit e saj. Ne nuk do ti japim paqe kësaj qeverie. Opozita është duke përgatitur propozimet alternative që do i paraqesim në Kuvend dhe shumica do të mund të përfitojë nga përvoja jonë. I bëj thirrje qeverisë që të mos vonohet asnjë ditë dhe ti japë kohë grupeve të interesit. Kjo qeveri nuk ka përgjegjësi dhe nuk ndjen përgjegjësi”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.
 
MIRATIMI I REZOLUTËS SË INTEGRIMIT, TREGOI OPOZITË MË VIZION TJETËR
Basha ka falenderuar deputetët për seancën ku u miratua edhe rezoluta e propozuar nga PD, për integrimin e vendit në BE. “Dua ti shpreh përgëzimet dhe urimet më të mira për perfomancën e seancës së ditës së të mërkurës. Seanca ku u miratu rezoluta, ishte një vizion tjetër integrimi. Do të vazhdojmë deri në përfundimin me sukses, lobimin si opozitë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE”, tha Basha
 
RAMA TE KERKOJE FALJE PER FOTON ME SFOND PORTRETIN E ENVER HOXHES
Për kreun e PD-së, Lulzim Basha, fakti që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka kërkuar falje për fotot ku ai është tek monumenti “Nënë Shqipëri” dhe në sfond duken portrete të Enver Hoxhës.

“Të prirur për ta konsideruar provokim vendosjen e fotove të diktatorit Hoxha në sfond. PD kërkoi për dy ditë dhe kryeministri Edi Rama nuk është distancuar. I them sot dyshes Rama-Meta që po luani me zjarrin. Brezat që vuajtën, luftën e klasave, vuajtjen, varfërinë nuk do ua falim. Brezi i ri që është rritur në demokraci, nuk ua fal kur vini me një njeri që ua ka nxirë jetën prindërve të tyre. Harroni që Shqipëria u harron. Heshtja e shumicës por krijon zemërim dhe PD do të jetë në krye të këtij zemërimi”, deklaroi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren