Basha: Qytetarët duan punë dhe jo llafe
TIRANË, 13 Shtator /ATSH- I. Vata/- Me një investim prej 47.6 milion lekësh, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut “Qemal Stafa” dhe rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili ka parë nga afër sot përfundimin e punimeve ka theksuar se ditë […]
Me një investim prej 47.6 milion lekësh, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut "Qemal Stafa" dhe rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.
Kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili ka parë nga afër sot përfundimin e punimeve ka theksuar se ditë pas dite po shndërrojmë në realitet projektin tonë të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve kudo ku ata jetojnë, në qendër apo periferi. "Ky investim i Bashkisë së Tiranës është në vazhdën e përpjekjes sonë për një qytet ku jetohet më mirë, punohet më mirë dhe ku shijohet më mirë jeta. Për një Tiranë moderne europiane, ku standardi i jetës nuk shtrihet vetëm në fasada apo në qendër, por edhe në periferi, kudo ku qytetarët kanë nevojë dhe në lagje të vjetra si kjo, të lëna prej kohësh në harresë dhe të humbura në llogje pa fryt të politikës së përbaltjes dhe të interesit vetjak dhe jo të interesit të qytetarëve", theksoi ai.
"Tirana moderne europiane, Shqipëria moderne europiane, kërkojne punë, jo llogje. Për fat të keq, ata që nuk po e ndërtojmë modelin e një Shqipërie europiane, nuk po hapin fronte të reja pune, ata të cilët nuk po përmbushin as shpresat, as pritshmëritë e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, ndjehen të kërcënuar nga modeli i punës dhe janë përveshur me një propagandë të egër dhe me bllokime modelit të punës për qytetarët, që përfaqëson sot Bashkia e Tiranës", tha Basha.
Në këtë bllok banimi është ndërtuar 6084 m² sipërfaqe rrugë me asfalt. Janë realizuar punime për kanalizime të ujërave të zeza dhe të ujërave të bardha. Është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit me gjatësi 1685 ml, është ndërtuar rrjeti i ndriçimit elektrik publik, ku janë vendosur 57 shtylla. Janë realizuar punime, linja rezervë për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore. Janë krijuar ambiente çlodhëse me gjelbërim dhe stola për banorët, duke e kthyer këtë zonë të lënë prej vitesh në harresë, në një hapësirë qytetare bashkëkohore, funksionale dhe tërësisht estetike. /ATSH/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.7%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2843
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52