Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të lërë talljet ndaj opozitës dhe të marrë masa për t’u ardhur në ndihmë të përmbyturve. Një reagim i tillë i Bashës vjen pasi Rama deklaroi se PD po bën politikë dhe me shiun. Basha duke e cilësuar të papërgjegjshëm reagimin kreut të qeverisë, i kërkon atij të lërë lojërat.
“Kërkuam mobilizimin e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë të përmbyturve në Vlore, Fier dhe zonën e Jugut, ku qindra familje janë në mëshirën e fatit dhe përmbytja ka shkaktuar viktimën e parë.
Reagimi i kryeministrit ishte sulm dhe tallje ndaj opozitës. Ky është reagim i një të papërgjegjshmi që nuk ia ndjen për njerëzit por vetëm për lojën e vet”, u shpreh Basha.
“Lëri lojërat por nis forcat dhe mjetet në ndihmë të të përmbyturve.
Sa për politikën, sapo doli ministri i Bujqësisë dhe ju deklaroi shqiptarëve se hidrovorët kanë 24 orë që nuk pompojnë sepse ju është prerë energjia. Kur gishti tregon hënën torollaku tregon gishtin.”
Më hertë, Basha shprehu ngushëllime për familjen e Luan Qarrit, i cili humbi jetën, pasi makina e tij u rrëmbye nga vërshimi i ujërave të një përroi në Vlorë dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për të shmangur viktima të tjera në njerëz, duke theksuar se jeta e qytetarëve është prioritet absolut.
“Situatë e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut ku shirat e dendur kanë krijuar përmbytje e pasoja dramatike. Për fat te keq ujërat e rrëmbyer kane shkaktuar edhe vdekjen e kryefamiljarit Luan Qarri. Dua ti shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij. I kërkoj qeverisë të mobilizohet me gjithçka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet absolut. Të veprohet me shpejtësi dhe te zbresin në terren me te gjitha forcat dhe mjetet, aty ku bashkëqytet", tha Basha
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com