TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se tërheqja që ka bërë Rama për uljen me 80% të kamatvonesave  ishte një lëvizje e detyruar nga protesta e qytetarëve.
Në një deklaratë për mediat sot pasdite, Basha kërkoi që të falen të gjitha kamatvonesat dhe faturat afrofe të energjisë elektrike, duke u shprehur se "Tërheqja që bëri sot Rama nga kursi i tij është një lëvizje e detyruar nga bashkimi i zërit të qytetarëve në protestën e madhe të 22 nëntorit".
"Sot dua të përsëris një kërkesë të PD, për faljen e të gjitha kamatvonesave të debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimeve me faturën e energjisë nga ana e shtetit, pezullimin e pagesës së faturave për të gjitha rastet për të cilat ka ankimim për mbifaturim, pezullimin e menjëhershëm të këtyre faturave dhe mosndërprerjen e energjisë për qytetarët", është shprehur Basha. /a.ke/