Pasi Basha refuzoi të shkojë sot në orën 09:30 në Prokurori, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat nga selia blu, akuzoi kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, se sipas tij po i bën presion prokurorëve të çështjes të lobimit rus për PD, që të shoqërojnë me forcë kryedemokratin.
Prokuroria e kishte thirrur për ta marrë në pyetje si të pandehur të vënë zyrtarisht në hetim, ndërsa sot në mëngjes Basha në një letër dërguar Prokurorisë, tha se nuk dot ë shkonte pasi duke cituar disa nene të Kodit të Procedurës Penale, duhej që më parë t'i viheshin në disponim përmbledhje e fakteve të hetimit kundër tij.
Sipas Bardhit, urdhri ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, dhe kjo sipas tij bëhet për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet e reja të tabloidit gjerman Bild, për dosjen e shit-blerjes së votave.
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj
Deklarata e plotë e Bardhit nga selia e PD
Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.
Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.
Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.
Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij
o trape kane herdhure vakte nga FBI Amereka dhe mose u kruani me Ramen ,dhe respektoni ligjin mose e shkelni si gjithmone
PërgjigjuKUR NUK E SHPETON DOT AS DREJTESIA E KAPUR PREJ TIJ...ATEHERE PSE NUK E LINI TE KRIJOHET KJO DREJTESI...DHE TE SHOHIM KE DO KAPI..:(
Përgjigju