Basha shkon për protestë në
Korçë, nis fushatën për Bashkinë

Basha shkon për protestë në<br />Korçë, nis fushatën për Bashkinë
KORCË - Nisi si një protestë kundër qeverisë, por përfundoi me prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës dhe atë të Maliqit, Gjergj Mero dhe Xhevdet Belishta. 

Kryedemokrati Basha para qindra qytetarëve të mbledhur në sheshin qendror të qyteit jug lindor sulmoi qeverinë Rama-Meta duke e cilësuar si shkaktare të mjerimit në vend, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partine Demokratike dhe përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Kullën në qendër të qytetit Basha e krahasoi me atë të korrupsinit ndërsa shtoi se kjo qeveri mbron deputetët e saj dhe dënon të varfrit, referuar kështu masave që janë ndërmarrë ndaj debitorëve të energjisë elektrike.
 
“I kanë braktisur qytetarët dhe korçarët por janë sot të vetmuar se nuk gjendet një shqiptar i ndershëm që t’u shkojë pas. Se nuk u shkohet pas mashtruesve që premtojnë uljen e çmimit të energjisë dhe e rrisin atë. Nuk u shkohet pas atyre që premtuan 300 mijë vende pune, dhe po i nxjerrin njerëzit çdo ditë në rrugë me politikat e tyre. Premtuan drejtësi, por po u marrin shpirtin të pamundurve që s’kanë mundësi të paguajnë dritat, ndërkohë që i rrahin shpatullat deputetit të tyre këtu në Korçë që ka 205 milionë lekë debi të fabrikës së tij. Këta janë mashtruesit që premtuan uljen e çmimit të naftës, por po e mbajnë më të lartin në rajon me taksat e tyre, sepse kështu ka zgjedhur Edin Rama dhe Ilir Meta”, tha Basha.

Lideri i opozitës u zotua se oferta e re dhe kandidatët e Partisë Demokratike në Korçë e mbarë vendin do të jenë një garanci me kontratën e nënshkruar, për të hapur dyert për qytetarët ndaj çdo halli të tyre dhe të krijojnë çdo lehtësi për mirëqënie.

Kjo ofertë e re, ofertë që ofron rend dhe siguri, oferta që sjell zhvillim, oferta që ul taksat, oferta që ul çmimin e energjisë, ul çmimin e naftës, kjo ofetë bashkë me votën tuaj kundër rrënimit të jetës suaj të përditshme, do ta ndalë të keqen, do ta vë Korçën e Shqipërinë në punë, do ta ndalë eksodin dramatik, do të kthejë besimin e të rinjve. Kandidatët tanë janë të angazhuar dhe kanë firmosur një kontratë me Partinë Demokratike, por në fakt kontrata është me ju. Përpara se të vijnë këtu tek ju, kanë firmosur kontratën e garancisë për integritetin e tyre, për luftën që do të bëjnë për të ulur taksat dhe tarifat, për vullnetin e plotë për të qenë 24 orë në dispozicion të qytetarëve dhe banorëve të Bashkisë së re të Korçës”, deklaroi Basha.

Kandidati i Bashkisë Korçë, profesor Gjergji Mero u shpreh se ai do kthejë në punë qytetin e Korçës për të kthyer dinjitetin e munguar në qytet.
 
“Do të respektoj kontratën me çdo njerin prej jush për të përmirësuar jetën e familjeve dhe fëmijëve tanë, për të bërë të mundur që të kemi më shumë dinjitet siç e ka pasur në traditën e vetë Korça”, tha kandidati Mero.

Mjeku Xhevdet Belishta tha se ai do t’u shërbejë qytetarëve të Maliqit sipas parimeve humane të profesionit të tij, për të qënë pranë tyre në çdo hall dhe problem.
 
“Qytetarët e mi sot ndihen në braktisur, të harruar dhe në kufinjtë e mbijetesës. Ne mjekët flasim pak por punojmë shumë. Ju garantoj se fitores tonë do ti bashkëngjitet edhe Bashkia e Maliqit”, tha Belishta.

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike përpara qytetarëve korçarë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës

Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës