Basha shpall veten kryeministër, Rama ironizon sondazhin e publikuar nga kryedemokrati

Basha shpall veten kryeministër, Rama ironizon sondazhin e publikuar nga kryedemokrati

Kreu i PD-së, Lulzim Basha publikoi dje një sondazh në faqen e tij në facebook ku sipas tij qytetarët mendonin se kryedemokrati ishte kryeministri më i mirë për vendin. Sipas sondazhit të Bashës 53.2 % e qytetarëve mendonin se Basha ishte kryeministri me i mirë dhe 38.7 % mendonin se ishte Rama.

Statusi i Lulzim Bashës

Kjo ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili i ka ironizuar me shifrat dhe gafat që Basha ka bërë në vijimësi duke shkruajtur në fund se ky është sondazhi i qimi.net.

Rama ka shpërndarë sondazhin e Bashës, ku kapet me shifrat, duke kujtuar dhe një lapsus të kryetarit të PD-së.

"7x7=53.2 - 42 = 33 copyright: qimi.net", shkruan Rama.

Statusi i Edi Ramës

Nuk dihet se cilit sondazh i është referuar Lulzim Basha, por në të dy sondazhet bëra për zgjedhjet e 25 prillit nga Instituti prestigjioz italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv (një në dhjetor 2020 dhe tjetri në janar 2021 ) tregohej se PS ruan bindshëm shumicën, më tepër se PD-LSI bashkë.

Institute prestigjioz Piepoli realizon prej 60 vitesh sondazhe në Itali dhe ai arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të viti 2013 dhe 2017 në Shqipëri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici