Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social është shprehur se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën.

Ai shtoi se Partia Demokratike do të sjelli ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë.

Ditën e sotme kryedemokrati ka prezantuar edhe programin për mirëqenin sociale, ku në fokus do të ketë 5 pika kryesore. Sipas tij personat me aftësi të kufizuara do të bëhen pjesë e qeverisë, do të ritën pensionet me 5% si dhe do të dyfishohen asistencat sociale.

 

.