TIRANË, 17 Gusht /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar si medalje turpi sistemin që ka ngritur qeveria Rama, ku sipas tij, skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partise Socialiste.
"Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyrën e Partisë Socialiste, në zyrën e pushtetit që funksionon nën frymën e oligarkisë. Rama nuk gjen asnjë sekonde kohë të distancohet", shprehet Basha në Facebook në faqen e Partisë Demokratike. /a.ke/