Pas frazës që Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, tha pasi u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryedemokratin Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD. Deputeti Klevis Balliu, në një status në Facebook, shkruan se kërcënimi i Rexhep Rrajës, merr kurajo nga mbështetja e kryeministrit Rama. Balliu thotë se Rexhep Rraja, nëse përfshihet edhe në prostitucion, atëherë mund të bëhet edhe “ministër”.
Reagimi i Balliut
EDHE PAS HEKURAVE REXHEP RRAJA KËRCËNON.
Këtë kurajo Rexhepi e merr nga Edvin Kristaq Rama.
Rexhepi tashmë i certifikuar si dhunues dhe përdhunues mund të jetë sot një aset kryesor për Rilindjen në zgjedhje.
Edhe pse me pranga duar Rexhepi kërcënon duke thënë se do të shihemi në votime.
E garantuar është që nëse përfshihet edhe në prostitucion rrezikohet edhe vendi i ndonjë ministri, i cili sot ka si talent thjesht vjedhjen.
Të jesh hajdut në Rilindje nuk do të thotë ndonjë gjë por nëse ke dhe prostitucionin, përdhunimin dhe armët atëherë je absolutisht një aset për këtë bandë në pushtet.
Rexhep Rraja tha për Report Tv, pasi doli nga ambientet e gjykatës në Krujë se:“Lulzim Basha ta provojë në votime”. Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, u la në burg sot nga gjykata e Krujës, pas një jave deklaratash dhe akuzash politike. Rraja u akuzua nga Xhisiela Maloku në korrik të këtij viti për dhunë, ndërsa prokuroria e arrestoi të dielën për përndjekje, ndaj të resë. Akuzat për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, u bënë publike javën e shkuar nga denoncimi i ish-policit në arrati, Emiljano Nuhu. Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariatit të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të deputetit socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla mohoi akuzat për ndikim tek policia e Fushë-Krujës, ndërkohë që vetë vajza Xhisiela Maloku, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Maloku, u shpreh se kërkonte drejtësi por të mos përdorej politikisht në këtë ngjarje.
Komente


Lulushit nuk i interseson te fitoje zgjedhjet por te pres sa me shume gjoba sic po ben edhe Rrahman Rrahjan qe nuk ja pagoi qe te mbushe arken kunati prandaj e ka katandisur PD ne duart e lolove si puna e ketij Balliut dhe Salianjit qe fryhen si tullumbace te pjerdhura
PërgjigjuOre ky Lulushi me sa po duket nuk do te vije vete ne pushtet. Me kete palaçon me Salianjin, me Dumen, Vokshin, Mulin, e ka te sigurte qe i fiton zgjedhjet ne vitin 2200.
PërgjigjuBalli-Farrinjtë e Farri-Ballinjve
PërgjigjuPo ku i ka gjetur Basha keta trushpelare,njeri me debil se tjetri,o zot sa te shpifur.
PërgjigjuPo kuptoj nga komentet qe me e rendesishme eshte deputeti apo pd se ngjarja qe ka ndollur ore lerini partie sepse kshu e kane ato po solidarizohuni me ngjarjen sepse kjo mund ti Ndolle motres cdokujt dhe po ti Ndolli motres time un nuk do e deshroja nese ju nuk e keni problem vazhdoni merrnu me parti
PërgjigjuMir ju ka thene Rraja, me ate surrat qe ke ti do i fitoni zgjedhjet o pallosh i pa shkoll..
PërgjigjuO Klevis ti je komplet krric byrazer, mos mgelt njeri pa u ber deputet
PërgjigjuAkoma gjalle je ti or krric, qe bashke me Mulin dhe Paloken jeni krenaria e PD ?
PërgjigjuJu deshtaket e PD-se me keq se Ver-Llapa,vetem llap-llap beni,njerez te neveritshem
Përgjigju