Basha:Tahiri-Shullazi urdhër nga
Rama për dëshminë e Berishës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas pranimit nga gjykata e Krimeve të Rënda të kërkesës së Tahirit dhe Shullazit për të thërritur Berishën dëshmitar në procesin ku po gjykohet kërcënimi i Mynyr Konit.

Basha i ka dalë në mbrojtje Berishës duke akuzuar se Tahiri dhe Shullazi ishin të koordinuar me urdhër të Ramës për të kërkuar dëshminë e Berishës, me qëllim që të largojë vëmendjen nga krimet në vend.

Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri ne sintoni te plote me njeri tjetrin kerkojne deshmine e Sali Berishes. Kjo natyrisht nuk eshte rastesi por nje perpjekje e koordinuar mes dy ortakeve me urdher te Edi Rames per te larguar vemendjen nga krimet dhe trafiqet ku jane perfshire se bashku.Ti kerkosh Edi Rames te luftoje krimin e organizuar eshte njesoj si ti kerkosh te luftoje vetveten” deklaroi Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, do të thirren nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e radhës për të dëshmuar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

dy.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre