TIRANË- Partia Demokratike vijon me takimet elektorale me biznesin duke ri-prezantuar planin ekonomik. Kryedemokrati Lulzim Bashka gjatë një bashkëbisedimi me prodhuesit vendas, vuri theksin tek fuqizimi i sipërmarrjes nëpërmjet politikave fiskale me taksa të ulwta.
“Me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale. Fiton sipërmarrja, fitojnë të punësuarit”, u shpreh ai.
Përpos vendosmërisë për taksën e sheshtë 9%, sipërmarrja kërkon më shumë lehtësim në procedurat ligjore dhe mbështetje për eksportet.
“Ju shpesh artikuloni taksat, por nga njëherë duhet të kuptoni që biznesi sidomos prodhues paguan më shumë tarifa dhe burokraci dhe energji sesa taksa. Ne duam fort që të luajmë për rritjen e eksporteve”, u shpreh Arben Shkodra sekretar i Prodhuesve Shqiptar.
“Hasim shumë vështirësi në eksporte. Marka ‘Made in Albania’ është e dobët”, tha Sokol Kraja kryetari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Teksa Basha premtoi realizimin e kërkesave, foli edhe për kontrollet e inspektorëve tatimor pasi ardhjes së tij në pushtet.
“Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor. Gjatë kësaj kohe do të bëhet reforma totale sipas standardeve evropiane, plotësisht e mundur. 7 deri në 10% e biznesit kontrollohet çdo vit, sipas analizës së riskut. Jo të ngryset edhe të gdhihet inspektori tek dera e biznesit duke e kthyer këtë në një stres, në një ngërç dhe të jashtëzakonshëm duke shkatërruar klimën e biznesit”, tha Basha.
Ndërkohë nga ana tjetër sipas tij heqja e akcizës është kusht, pasi renditemi ndër vendet me çmimin më të lartë të tij.
“Ulja e çmimit të karburantit do të vijë nëpërmjet eliminimit të taksës Rama, 240 lekë të vjetra, 24 lekë të reja për çdo litër, taksë e cila u aplikua, vit pas viti që nga vitit 2014 dhe 2015 dhe që e bëri karburantin shqiptar më të shtrenjtin në Ballkan, në Evropë, dhe ndër më të shtrenjtët në botë”, pohoi Basha.
TË GJITHA PROGRAMET E PD-së
Programi ekonomik
Programi i shëndetësisë
Programi i rinisë
Programi i arsimit
Programi për Turizmin
Programi për mirëqenien sociale