Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka prezantuar programin për turizmin, duke premtuar se do të bëjë një ndryshim të madh në këtë sektor duke zgjatur sezonin, i cili sipas tij do të sjellë rritje të punësimit dhe të ekonomisë në vendin tonë.
Gjatë prezantimit të programit Basha ka deklaruar se turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë, por sipas tij si shumë fusha të tjera edhe kjo është lënë pas dore. Por, Basha shtoi se me programin që ka hartuar PD, kur ai të vijë në pushtet do ta zhvillojë këtë sektor i cili sipas tij do të rrisë ekonominë dhe vendet e punës.
Niveli i punësimit në industrinë e turizmit, të ardhurat mesatare nga turistët dhe kohëzgjatja e sezonit turistik, sipas Bashës janë të ardhurat më të ulëtat në rajon! Por këtë kreu i PD thekson se do ta ndryshojë duke rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike Bregdetare, Malore, Rurale, Kulturore.
Kryedemokrati ndërkaq shtoi se do të rrisë kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10% si dhe do të dyfishojë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Me zgjatjen e sezonit turistik Basha tha se do të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit. Nga të gjitha këto ndryshime Basha tha se do të rrisin kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%.
Basha më parë ka prezantuar Programin për mirëqenien sociale, Programi ekonomik , Programi i shëndetësisë, Programi i rinisë , Programi i arsimit.
Gjatë prezantimit të programit të turizmit kreu i PD Lulzim Basha tha se do të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit.
"Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune. Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:Bregdetare, Malore, Rurale, Kulturore. Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë. Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë. Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit! Turizmi është një nga bazat e gjithë ekonomisë tonë kombëtare. Ne mund të marrim shumë më shumë prej tij. Mundemi dhe me ndihmën tuaj, do ta marri", tha Basha.
Gjatë prezantimit të programit të turizmit kreu i PD Lulzim Basha tha se angazhohet se ne do ta trajtojë turizmin si një projekt madhor kombëtar.
Ai shtoi se do të rrisë kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10% si dhe do të dyfishojë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Basha tha se do punojë për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:Bregdetare, Malore, Rurale, Kulturore. Sipas Bashës do të ketë një rritje të drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%.
"Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t’i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar. Më lejoni tani shkurtimisht t’ju prezantojë vetëm disa nga pikat se si Shqipëria do ta fitojë turizmin: Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.
Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10% Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t'u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë. Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:Bregdetare, Malore, Rurale, Kulturore", tha Basha.
Gjatë prezantimit të programit për turizmin kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë, por sipas tij si shumë fusha të tjera edhe kjo është lënë pas dore.
"Kemi folur për ekonominë dhe se si Shqipëria më në fund mund të fitojë. Kemi folur për shëndetësinë dhe se si Shqipëria do të fitojë. Javën e shkuar folëm për arsimin, çështjen më të rëndësishme për familjet tona, për fëmijët tanë dhe tani është e qartë për të gjithë se si Shqipëria do të fitojë. Shqipëria fiton kur ka një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj.
Shqipëria fiton kur të sjellim 110.000 vende pune! Fiton kur të ngremë pagat e mjekëve dhe infermierëve tanë të palodhur! Pagat e arsimtarëve dhe pedagogëve. Shqipëria fiton kur fëmijët tanë të marrin arsimin më të mirë të mundshëm!
Të dashur miq, Sot ju prezantoj me krenari planin tonë për turizmin! Ne jemi të bekuar me vendin më të bukur në botë. Kemi plazhe të mrekullueshme. Kemi peisazhe madhështore, që nuk gjenden askund tjetër. Kemi kaq shumë për t’i ofruar botës, por që i japim kaq pak. Nëse ne arrijmë potencialin tonë të vërtetë, do mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha së bashku. Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë. Si shumë fusha të tjera, edhe ai është lënë pas dore. Kur nuk ecën para, nuk mbetesh në vendnumëro, por rrëshqet prapa.
Shikoni vetëm vendet e Ballkanit rrotull nesh. Shikoni si lulëzon industria e tyre e turizmit. Ata kanë kuptuar pikërisht atë që kjo qeveri nuk e ka bërë kurrë: nëse investon në mënyrën e duhur, nëse vendos të kujdesesh për njerëzit dhe jo për veten, mund të arrish gjëra të mëdha! Niveli i punësimit në industrinë e turizmit, të ardhurat mesatare nga turistët dhe kohëzgjatja e sezonit turistik, janë të ardhurat më të ulëtat në rajon! Kjo duhet të ndryshojë", tha Basha.
Si do e rrisesh numrin e turisteve? Do ndalosh covidi apo do ndryshosh cilesine e diellit? Apo do I terheqesh per mange? Apo larg qofte po u zgjodhe ti kryeminister turistet do vijne per ty me qe je bukurosh? Me qe ti je I trash kujton se edhe ne te tjeret jemi budallenj or lyl
Përgjigjuky k@ari kur ben premtime elektorale i kupton ato qe thote apo futja se nuk e degjon njer?qysh do zgjasi sezonin turistik? kur thote qe do shtoje me 15% numrin e turisteve cfar do beje?do i mari mezor apo do i paguaje harxhimet vetem qe ata te vijne? ik mor ta q..sha listen e dasmes se nuk po durohesh me me keta injorancat e tuaja e te bandes tuaj te shqup_lesh e lise
PërgjigjuPjese nga programi , mir ben qe na i ben me die , mirpo populli do te dije cili --saktesisht-- do jete programi juaj , si dhe sa do jete permiresimi ekonomik i popullit te varfer diku nen 2,000,000 banoreve , pa asnje shprese . Mos vall edhe programi juaj do na mbush mendien se do rregulloni vendin , kaq ketu e kaq atje ; nga dotethot qe per ne , mund te mbetet vetem ndonje kocke . A do te hartoni nje program te besushem dhe te mundshem per tu zbatuar ; por edhe me stafin e aft per te punuar e drejtuar ?. Populli kerkon programet , nga te dy krahet politik , qe te zgjedhe dhe votoj , me njfar bindie se edhe ne , se fundi do fitojme dicka nga djersa jone . Nese do te vazhdoni ti kerkoni votat si qemoti , do ti bleni e do ti vidhni , atehere s'na mbetet rruge tjeter :O te shkaterrojme me themel , matrapazet dhe dallaveraxhinjt , o te vrasim veten !!..Ose ose ose !!!...
Përgjigju