Berisha me sytë nga Donald Trump për "non gratën", por në festë ishte Lulzim Basha! Takime me zyrtarë USA për forcimin e bashkëpunimit strategjik

Berisha me sytë nga Donald Trump për

Lulzim Basha dhe Dan Crenshaw

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të SHBA, Donald J. Trump, (20 janar).  Ndërkohë, nga PD zyrtare, edhe pse kanë që prej rizgjedhjes së Donald Trump, që sillen sikur janë ata fitues, nuk u pa askush.

Në një postim në facebook Basha informoi se gjatë vizitës, ai zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Dan Crenshaw, një veteran i shquar i U.S. Navy SEALS, me pesë misione jashtë vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se gjatë bisedës, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke vlerësuar gjithashtu rolin e shqiptarëve në Teksas si faktor i rëndësishëm në atë shtet.

Ai gjithashtu i ka bërë ftesë kongresmenit Crenshaë për të vizituar Shqipërinë, për të përjetuar nga afër kulturën dhe mikpritjen shqiptare.

‘Pata kënaqësinë të takohesha me kongresmenë dhe senatorë amerikanë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të 47 të SHBA, Donald J. Trump. Ndër ta, zhvillova një bisedë të përzemërt me kongresmenin Dan Crenshaë, një patriot i vërtetë dhe veteran i U.S. Navy SEALS, me pesë misione jashtë vendit. Na bashkojnë vlerat demokratike dhe na afron më shumë kontributi i shqiptarëve të Teksasit, të cilët me punën e tyre kanë arritur të jenë një faktor i rëndësishëm në atë shtet.

Në bisedën tonë, diskutuam për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mezi pres t’i uroj mirëseardhjen në vendin tonë, për të parë nga afër bukuritë e tij dhe mikpritjen e shqiptarëve’, shkruan ai.

 Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Basha pati takim me të Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell. Ky takim u zhvillua gjatë ceremonisë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump, informoi në facebook.

As Belind Këlliçi, që flet si këshilltar i Donald Trump, as Albana Vokshi, madje as Fatmir Mediu, që priste me njerëzit e thjesht me orë të tëra në të ftohtë, të shikonte inagurimin e Trump si president, nga një ekran.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

PD propozon shtesa në Kodin Zgjedhor: Zgjatje të afatit të vlefshmërisë të ID të skaduara dhe emigrantët të votojnë me pasaportat apo ID-të e vendeve ku jetojnë

PD propozon shtesa në Kodin Zgjedhor: Zgjatje të afatit të vlefshmërisë të ID të skaduara dhe emigrantët të votojnë me pasaportat apo ID-të e vendeve ku jetojnë