Basha u zgjodh kryetar i PD, Korreshi për Report Tv: Gjykata s'do e regjistrojë, Këshilli i anuloi zgjedhjet! Karabina: Procesi legjitim

Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit nuk e njohin procesin e zgjedhjes së kryetarit në Partinë Demokratike, që risolli për një mandat të katërt Lulzim Bashën. I ftuar në Report Tv, deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Basha nuk është kryetar i PD, pasi Këshilli Kombëtar i anuloi zgjedhjet.

“E bëre fakt të kryer, a do e certifikojë gjykata apo jo. Përderisa këshilli ka marrë një vendim për anulimin e këtyre zgjedhjeve, ne nuk dimë që të jetë zgjedh ndonjë kryetar. Edhe unë dje bërë atje te lagja ime për kreun e PD, votuan nja 17 mijë lushnjarë, do bëjmë edhe kërkesë për gjykatë”, tha Korreshi.

Korreshi thotë se janë bërë qesharakë në syrin e demokratëve, ndërsa shprehet se nuk e kupton si mbahen zgjedhjet kur PD nuk ka struktura, pasi kanë ikur 41 krerë degësh. Deputeti vijon duke thënë se Basha bëri pushime 11 muaj dhe tani kthehet në muajin gusht dhe bën punën.

“Jemi bërë qesharakë tek demokratët. Si mund të pranosh një gjë, ju keni parë ndonjë përshëndetje, ta përshëndetëse ndonjë ambasadë. Ti thotë të trashëgohesh, me procese të tilla. Kam unë proces, mbledh 30 veta dhe bëhem kryetar, 16 mijë e shkruan në proces verbal.  Kanë ik 41 krerë degësh, si mund të bësh zgjedhje, kur s’ke struktura”, tha Korreshi.

Duke qenë se grupi i Bardhit ka çuar në gjykatë vendimin e Këshillit për anulimin e mbledhjeve, Korreshi thotë se beson se Gjykata s’do e regjistrojë Bashën si kryetar. Ndërkohë, shton se Berisha dhe Basha kanë qenë molla e sherrit për ndarjen e demokratëve

“Deputetët kanë kërkuar që demokratët të kenë një proces të unifikuar. Pse grupi deputetëve nuk është as për Berishën as për Bashën kryetarë, se kanë qenë molla e sherrit për ndarjen e demokratëve. Kanë treguar në këto dy vite sa kanë pasur një sharje të madhe me njëri tjetrin sa e kanë thelluar përçarjen mes demokratëve. Meqë kemi çuar vendimet në gjykatë mendojmë se Basha s’do regjistrohet kryetar, të bëjmë një proces ku marrin pjesë gjithë demokratët”, vijon ai.

Përgjigjja i erdhi sërish përmes ekranit të Report Tv, nga zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, e cila se procesi është legjitim dhe gjitha është bërë konform statutit të partisë.

“Grupi s’mund të dalë mbi vendimet e Kryesisë së partisë, që është një organ vendimmarrës. Nëse Kryesia ka vendosur që do ketë proces zgjedhor, për këtë s’ka diskutim,. Nuk e di ku Korreshi e baton këtë që ky proces s’do quhet. Pasi çdo gjë është në konform të statutit të PD”, tha ajo.

Pas zgjedhjes së Bashës si kryetar, Karabina u shpreh se PD është në proces riorganzimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Basha kryetar i PD, Karabina i përgjigjet Korreshit: Procesi legjitim! Nuk kishte mbledhje Këshilli, s’na keni dërguar link për t’u futur në takimin online

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur deputetit Saimir Korreshi, i cili tha për Report Tv se Lulzim Basha nuk është kryetari i PD pasi Këshilli i anuloi zgjedhjet. Në një përgjigje në distancë, sërish përmes ekranit të Report Tv, Karabina i thotë Korreshit se procesi është legjitim dhe gjitha është bërë konform statutit të partisë.

“PD ka hyrë në fazën e riorganizimit, me zgjedhjet e kryetarit dhe ka nisur një rrugëtim si të pandalshëm drejt një alternative qeverisë për shqiptarët. Që në mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjes së kryetarit është vendosur që kuvendi do të mbahet më 2 shtator dhe do përcaktohet axhenda politike e PD. Në Kuvend do fillojë dhe rizgjedhja e organizmave të PD, duke nisur nga Këshilli që do vendosë edhe për kryesinë e PD, edhe degët. Do bëhet rikonstrukturimi që të kemi përfunduar gjatë shtatorit dhe tetorit riorganizimin e PD”, tha Karabina.

Krabina thotë se grupi parlamentar nuk mund të dalë mbi vendimet e Kryesisë, të cilat duhet të zbatohen.  

“Grupi s’mund të dalë mbi vendimet e Kryesisë së partisë, që është një organ vendimmarrës. Nëse Kryesia ka vendosur që do ketë proces zgjedhor, për këtë s’ka diskutim,. Nuk e di ku Korreshi e baton këtë që ky proces s’do quhet. Pasi çdo gjë është në konform të statutit të PD”, tha ajo.

Sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Karabina thotë se nuk ka pasur një të tillë, madje shton se si anëtarët ajnë njoftuar që do mbahej mbledhja, por më pas nuk ua është dërguar asnjë link për të marrë pjesë në takimin online.

“Ne vetëm kemi dëgjuar, s’kemi parë gjë, nuk e di të ketë pasur mbledhje. Nuk na u ofruar linku për tu futur dhe bërë pjesë e këshillit kombëtar online. Bëhet fjalë për një këshill që nuk ekziston më, kur ne jemi mbledhur para 9 shtatorit. Ata që e kanë iniciuar duhet të mbajnë qëndrim të qartë politik, pse ka ndodhur dy ditë para procesit të mbledhjes së kryetarit, ka pasur plot muaj, por kurresi Këshilli i korrikut, pasi kemi dy Kuvende edhe të dhjetorit, që përjashtojnë njëri tjetrin”, tha Karabina.

Pas zgjedhjes së Bashës si kryetar, Karabina u shpreh se PD është në proces riorganzimi.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun