Basha ultimatum Ramës: Urgjentisht zgjidhe qesen për shqiptarët, jo për oligarkët! Edhe sa jetë duhet të humbasin nga Covid, merr masa

Kreu i PD Lulzim Basha i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të "zgjidhë qesen" për shqiptarët. Këtu e kishte fjalën për mbështetjen me situatën e Covid.

"Urgjentisht dhe pa vonese ta zgjidhe qesen per shqiptarët dhe jo për miqte e vete. Paketën e rimbursimit per ilaçet që marrin të sëmurët me Covid. duht të rimbursohet. Maska desinfektatë, ne kemi kërkuar shtesa për pensionistët. Të merren urgjentish masat sepse me këto ritme infeksionesh nuk ka dhe sdo ketë më rrugë zgjidhje. E gjithë vëmendja e shteti dhe buzheti duhet të jetë i fokusuar për të larguar këtë të keqe. Këto jetë që po humbim për shkak të pakujdesisë dhe mbingopjes është i  Edi Ramën.

Mbajeni mendu në dal të ndihmoj njerëzit ai do dalë të sulmojë opozitën dhe do tallet, por po tallet me shendetin e njerëzve, dhe kjo kushton shëndet dhe ekonominë. Edhe sa jetë duhet të humbin,  edhe sa duhet të ngelen shtrirë trotuareve sapo autoambulancave sepse ska shtretër në spitale.

Duhet urgjent ti japim fund kësaj, e kam ngritur dhe do ta ngre zërin përditë, në emër të mjekëve dhe të bizneseve të vogla. Nga 25 prilli do largojmë të keqen", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha 'bind' pensionistët: S'erdha për propagandë se fitoren e kam të sigurt! Rama kalon kohën në 'facebook' duke sulmuar opozitën, urgjentisht të zgjidhë qesen për shqiptarët (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës