Basha uron nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollo
TIRANË, 15 Shtator/ATSH/-Kryebashkiaku Lulzim Basha ka uruar sot nga shkolla “Eqerem Çabej” të gjithë nxënësit e Tiranës dhe Shqipërisë për vitin e ri shkollor. Gjimnazistët e “Eqerem Çabejt” e nisin këtë vit akademik në një shkollë të rindërtuar nga Bashkia e Tiranës, me një investim prej 126.6 milionë lekësh. Përveç shkollës së mesme “Eqerem Çabej”, […]
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka uruar sot nga shkolla "Eqerem Çabej" të gjithë nxënësit e Tiranës dhe Shqipërisë për vitin e ri shkollor. Gjimnazistët e "Eqerem Çabejt" e nisin këtë vit akademik në një shkollë të rindërtuar nga Bashkia e Tiranës, me një investim prej 126.6 milionë lekësh.
Përveç shkollës së mesme "Eqerem Çabej", sot nisi viti i ri shkollor edhe në dy shkolla 9 vjeçare të rindërtuara nga Bashkia, shkolla "Ahmet Gashi" dhe "Niket Dardani", investim prej 318,8 milionë lekësh i Bashkisë së Tiranës.
"Duke ndarë me ju kënaqësinë e madhe dhe emocionet e ditës së parë të shkollës, më lejoni t'ju uroj nga zemra suksese, një vit të mbarë, kalofshi sa më bukur dhe nderofshi veten e familjet tuaja dhe emrin e këtij gjimnazi me rezultatet tuaja!" - u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.
Basha ka vizituar ambientet e reja të shkollës "Eqerem Çabej", si biblioteka, salla polivalente, laboratorë biologjie dhe informatike, palestrën etj.
"Eqerem Çabej" është e 14-ta shkollë e mesme e përgjithshme e Tiranës, ku Bashkia ka instaluar një sistem të monitorimit me kamera, për të rritur sigurinë në shkolla.
Projekti konsiston në vëzhgimin pamor 24 orë të të gjithë ambienteve të jashtme të gjithë perimetrit të shkollës, ruajtjen e këtyre imazheve deri në 30 ditë.
Ky është një hap i cili i shërben rritjes së sigurisë në shkollat tona dhe në ambientet përreth tyre. Ky është një hap i rëndësishëm në monitorimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë. Edhe në këtë shkollë, ashtu si në investimet e tjera të Bashkisë është instaluar sistemit i ngrohjes qendrore me peletë./ATSH/
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.1%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 409
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35