Në situatën ku shifrat e të infektuarve në vend me COVID-19 janë të larta, kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria që në vjeshtë të sigurojnë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë, në mënyrë që mbrojë shqiptarët dhe ndihmojë sistemin shëndetësor që të përballet më mirë me pandeminë.
Basha i ka drejtuar thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjshmëri dhe të mbajnë maskën e ruajnë distancimin social, ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira!
"Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin. Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjienës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19. Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve", shkruan Basha.
Kam 15 vjet qe e bej, ne fillim e kam blere ne farmaci, vitet e fundit falas ne qendren shendetesore te lagjes dhe asnjehere nuk me ka zene gripi. Do ta bej serish!
PërgjigjuKy thote mos beni gjilperen e rames por beni gjilperen time . Gjilpera njesoj do na shpoje e njesoj do na dhembi se keshtu eshte kur shqiptaret votojne me 50 eur.
PërgjigjuOhohooo, tashme edhe Doktor. Po kush ta ka thene se gripi i stines po te bashkohet me c19-n behet me i keq?! Keto i diskutojme ne lagje Palaco, po nga mjeksia ende nuk ka nje fakt qe provon rendese. Megjithate, fillo nga vetja, mos ik ke vilat e 300 € qera dite , po jepi per vajsinat .... Imagjinoni Ky eshte Shpetimibi Kombit! Pffff
PërgjigjuFiks fare