Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Këtë herë, Basha zgjodhi t’i përgjigjej nga një takim në Njësinë 11 në Tiranë, ku prezantoi kandidatët për deputetë para strukturave të Koalicionit.
Duke iu referuar reagimit të vonuar të kryeministrit për "shokët në burg", Basha u shpreh se Rama është hutuar dhe se replikat i realizon me montazh. Ai rikujtoi se paketat e duhanit ishin një porosi për "shokët", jo për të. Më tej, Basha ironizoi deklaratën e Ramës se nuk pi duhan, duke shtuar me sarkazëm se ndoshta ka filluar ndonjë gjë më të rëndë.
H.K/Shqiptarja.com"O, Rame, një ditë me vonesë përgjigjen Rame. Me montazhe, ça bo kështu mo Ram, je hutu komplet. Edhe cigaret, unë të thash t’ia çosh njonit, e di vet ti kujt, ti m’thu e kom lon duhanin. Ishallah s’ke fillu ndonjë gjo më të rond mo Rame. E di vet ti, 7x7, 313 Rame," tha Basha.
![]()
Komente


O lulash ke dek me tana nuk ta ngren Ramsi
Përgjigju