Basha: Voltana Ademi zonjë grua
Rama hakmarrës ndaj Shkodrës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka komentuar përplasjet në distancë mes kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. 

Rama u shpreh nga Shkodra se kryetarja e bashkisë së këtij qyteti është në gjumë të thellë, njësoj si Tirana për katër vite me Lulzim Bashën. 

Ndërkohë, në një reagim për mediat, Lulzim Basha thotë se Rama sulmon Voltanën për inate personale që ka ndaj Shkodrës, të cilën, siç thekson ai, e ka lënë pa fonde dhe mbështetje. 

Reagimi i Bashës: 
"Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje si hakmarrje politike ndaj saj.

Edi Rama e sulmoi sot Voltanën, për të disatën herë, sepse Voltana e bën nervoz. E bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton që gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trafikantë dhe kriminelë gjithfarësojesh nga Elvis Rroshi tek Adriatik Zotkaj. Voltana e bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton atij se Shkodrës i vuri deputet një hajdut të pangopur si Ilir Beqja.

Edi Ramën e bën nervoz Shkodra, e bën nervoz e gjithë Shqipëria sepse nuk i gënjen dot më me fasadat dhe premtimet mashtruese dhe as nuk i tremb dot më me të fortët".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen