'Bashkë edhe në Parajsë', koronavirusi i merr jetën dy vëllezërve haxhi në të njëjtën ditë

'Bashkë edhe në Parajsë', koronavirusi i merr jetën dy vëllezërve haxhi në të njëjtën ditë

Vëllezërit Mustafë dhe Zekë Zekaj

KOSOVË- Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Dy vëllezër haxhi kanë vdekur në të njëjtën ditë nga Covid19 në Pejë.

Vëllezërit Mustafë Zekaj, 85 vjeç dhe Zekë Zekaj 78 vjeç, humbën jetën gjatë natës në Radavce të Pejës.

Ngjarja ka pikëlluar familjarët e tyre të cilët duhet të vajtojnë për dy vëllezërit në një ditë. Koronavirusi ka sjellë trishtim në jetën e shumë familjarëve, të cilët janë ndarë nga gjyshërit, gjyshet, baballarë dhe nënat e tyre. Ky virus nuk ka kursyer as mosha të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së u regjistruan 225 raste në Kosovë, prej tyre 6 nga Peja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ateist: 05/08/2020 15:20

    Ngushellime familjes se tyre, u prehshin ne paqe. Eshte nje alarm per trushplaret fetare dhe konspiracioniste qe virusi eshte i vertete dhe vret, s'ka as zot e as fuqi revolucionare t'ju mbroje perveç kujdesit dhe sjelljes me pergjegjesi ndaj situates.

    Përgjigju
    • aaa: 05/08/2020 15:37

      e vĕrtetë

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1