Bashkëpunimi qeveri-bashki, Ademi:
Qytetarët s'trajtohen të gjithë njësoj 

Në aktivitetin për 25-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të gruas, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka akuzuar qeverinë shqiptare se nuk i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.

Ademi ka shtuar se bashkëpunimi i qeverisë me pushtetin lokal lë shumë për të dëshiruar duke ndikuar kështu negativisht tek shërbimet që qytetarët kërkojnë nga pushteti lokal.

Duke u ndalur tek debate që ajo ka pasur me kryeministrin Edi Rama për ndërtimet tek stadium “Loro Boriçi” ajo ka shtuar se ai nuk ka qenë fare personal.

“Ajo që kam vënë re gjatë drejtimit të Bashkisë Shkodër është mosdëshira e pushtetit për të bashkëpunuar dhe për të trajtuar gjithë njerëzit njësoj. Nuk është çështje personale diskutimi që kam pasur me kryeministrin por ka të bëjë me të drejtën e qytetarëve për shërbime’ tha ajo.
 

Redkasia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen