Bashkëshorti i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Orës, regjisori Taika Waititi, raportohet të ketë blerë një vilë luksoze me vlerë prej 9.9 milionë euro buzë detit në Point Chevalier, në Zelandën e Re.
Sipas The Herald, regjisori i shumënjohur Ëaititi kishte kohë që kërkonte një pronë të mashështore në qytet.
Vila me vlerën marramendëse është trekatëshe, 336 metra katrorë, me katër dhoma gjumi dhe katër banjo.
Ajo ndodhet në majë të një shkëmbi, me kuvertë të gjerë, me pamje nga Waitematā në Gadishullin Te Atatū dhe Hobsonville Point.
Ndërsa, këngëtarja Rita Ora, ërhiqet më shumë nga arredimi viktorian dhe jeton në lagjen “Primrose Hill” të Londrës Veriore.
Tetorin e kaluar, Ora tregoi përmes një video për Architectural Digest, brendësinë e shtëpisë me vlerë 7.5 milionë funte