Bashkëshorti i Ministres Ermonela Felaj, Bledar Velikaj fiton gjyqin me Presidentin e Republikës i cili në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor Kukës.
Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës administrative ku pas një procesi 6 mujor Velikaj ka fituar përballë Nishanit. Siç dhe shihni në këtë faksimile vendimi është dhënë nga gjyqtari
Avni Sejdi më datë 23 maj 2016 dhe mban numrin 2559.
(Faksimile e vendimit të Gjykatës Administrative) Ja se si e argumenton gjyqtari vendimin në favor të bashkëshortit të Ministres Felaj. “
Veprimi administrativ, ai i mosdekretimit në heshtje të paditësit në detyrën e prokurorit nga ana e Presidentit të Republikës, çmohet nga gjykata si një veprim i paligjshëm, pasi nga ana e këtij të fundit kemi të bëjmë me shpërdorim të diskercionit, përderisa nuk u dha asnjë arsye apo argument se pse kandidatura e paditësit është rrëzuar”.
Sipas vendimit të gjykatës Velikaj duhet të emërohet prokuror sipas shkresë së Prokurorit të Përgjithshëm me numër 2971/57 prot. datë 30.102015, shkresë e cila e kish caktuar atë prokuror në Kukës. Me këtë vendim gjyqtari administrative kërkon që dhe vlera monetare e procesit gjyqësor prej 43.000 mijë lekë të paguhet nga pala e paditur (Presidenti).
Garat e një pas njëshmeBledar Velikaj mban postin e oficerit të policisë gjyqësore pranë prokurorisë së krimeve të rënda dhe për tu bërë prokuror ai ka konkurruar disa herë deri në fitimin e konkursit të zhvilluar nga Prokuroria.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimet e dyshimta të drejtësisë shqiptare, gjykata administrative Tiranë dhe gjyqtari Avni Sejdi lënë të vdekurit pa varre
28 Qershor 2022, 16:46
-
Kush është gjyqtari që denoncoi Veliaj se bllokoi Bashkinë e Tiranës të çlironte varrezat e Sharrës nga ndërtimet pa leje
28 Qershor 2022, 15:21
-
120 magjistratët e radhës në Veting, nga Avni Sejdi i skandalit 'Duty Free' që sfidoi amerikanët tek gjyqtari që liroi ‘mbretin e drogës’ Alket Hatinë
17 Dhjetor 2020, 09:46
-
Ja çfarë fshihet pas dorëheqjes së Gjin Gjonit pas 20 muajsh hetime dhe si e paralajmëroi zyrtari amerikan lëvizjen e tij për t’i shpëtuar Vetingut
21 Korrik 2020, 13:59
-
Diplomatët amerikanë dhe gjermanë përballë gjyqtarit Avni Sejdi, shtyhet për 11 shkurt vendimi për konfliktin Duty Free në Rinas
6 Shkurt 2020, 15:04
-
Vendimi për skandalin me 'Duty Free' shtyhet në 11 shkurt, SHBA: Jemi të shqetësuar, po e ndjekim
6 Shkurt 2020, 14:26
-
Skandali me 'Duty Free', SHBA: Gjyqi, provë për Shqipërinë për klimën e biznesit
6 Shkurt 2020, 10:15
-
Amerikanët zbarkojnë nesër në sallën e gjyqtarit Avni Sejdi, ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për kontrollin e dyqaneve në Rinas
5 Shkurt 2020, 16:33