Vendimi për skandalin me 'Duty Free' shtyhet në 11 shkurt, SHBA: Jemi të shqetësuar, po e ndjekim

Vendimi për skandalin me 'Duty Free' shtyhet në 11 shkurt, SHBA: Jemi të shqetësuar, po e ndjekim

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

TIRANE-Gjyqtari Avni Sejdi vendosi sot që të shtyjë për në datë 11 shkurt vendimin për skandalin me 'Duty Free' në Rinas. Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë. Në përfundim të seancës, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë  Enio Jaço u shpreh se janë të shqetësuar me atë që po ndodh dhe po e ndjekim me vëmendje gjyqin, pasi klima e biznesit në Shqipëri me këto që po ndodhin nuk është aspak e favorshme.

"Ky është një investitor që ka ardhur në Shqipëri në 2019, ka fituar tenderin në Rinas, planifikon të investojnë 3 mln dollarë, por është ndeshur me pengesa nga gjykata, që kanë të bëjnë me palë të treta që i konsiderojmë absurde. Jemi të shqetësuar, për ngjarjen, jo vetëm për investitorin, por mesazhin negativ që u jepet investitorëve të thuaj.

Shumë njerëz duke u nisur nga një rast i tillë mendojnë se klima nuk është e mirë, është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri. Do presim vendimin e gjykatës në 11 shkurt, shpresoj që të jetë pozitiv, po e ndjekim me vëmendje dhe nuk është një klimë favorizuese. Ka edhe të tjera amerikane që hasin vështirësi, në përgjithësi klima e biznesit nuk është favorizuese" tha ai.  

Ndërkohë që ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u shpreh sot se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e zonës së dyqaneve “Duty Free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”.

Konflikti për dyqanet në Rinas
Kompania amerikane ICDF ka fituar tenderin dhe ka lidhur një kontratë me TIA që në korrik të 2019 për menaxhimin e ambienteve tregtare. Por sot ambientet kontrollon familja Gjoni, përmes dy vendimeve paraprake të dy gjyqtarëve pa Veting, Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi. Elona Çaushi vijon të shfrytëzojë ambientet Duty Free pavarësisht se ka humbur tenderin, i ka mbarur kontrata dhe Ministria e Financave i ka anuluar licencën. Edhe pse kishte humbur tenderin dhe i mbaronte kontrata me TIA në 27 gusht 2019, kompania e Elona Çaushit aplikoi për rinovim të licencës. 

Në 15 gusht 2019 është bërë aplikimi rinovimin e licencës Duty Free në Aeroportin, ndërsa zëvendësministri i Financave Elton Haxhi e ka firmosur, rinovimin një ditë më pas, pra në 16 gusht. Ministria, pasi është informuar se dokumentacioni i ADFD-së nuk ishte i saktë, me kërkesë të TIA, i ka anuluar licencën më datë 30 shtator. Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kanë pohuar para gjykatës se kishin vepruar në mirëbesim, pra nuk se nuk e dinin se kompania e gruas së Gjin Gjonit, po fshihte rrethana që diktonin refuzimin e autorizimit. “Paditësi nuk ka informuar sipas ligjit doganat dhe ministrin për mbarimin e kontratës me TIA”, thanë përfaqësuesit e ministrisë. Sipas ligjit, pa pasur një kontratë, nuk mund të kesh një licencë për aktivitetin në fushën e Dytu Free. 

Por, në 8 tetor të 2019, gjyqtari Avni Sejdi, me një vendim të ndërmjetëm ka pranuar kërkesën e Albania Duty Free Distribution për pezullimin e efekteve të vendimit të Ministrisë së Financave për anulimin e autorizimit për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free. Nesër zhvillohet seanca në kuadër të shqyrtimit të çështjes në themel. Më parë, kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes Avni Sejdi, për njëanshmëri, por kërkesa është rrëzuar. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë